• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AGJENTI I POLICISË LAMI/ Truproja i Martinit në Gjykatën e Lartë, kërkon zbutjen e masës së sigurisë
Home
Aktualitet
Kronikë

AGJENTI I POLICISË LAMI/ Truproja i Martinit në Gjykatën e Lartë, kërkon zbutjen e masës së sigurisë

17 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pasi gjykata e Kurbinit por edhe ajo e Apelit në Tiranë la në fuqi masën e “Arrestit me burg” për Jeton Lamin, agjentin e forcave operacionale në policinë e shtetit, Gjykata e Lartë mbetet hallka e radhës e drejtësisë ku ai shpreson të fitojë lirinë.

Kërkesa për një masë më të butë sigurie e ish-truprojës së të shumkërkuarit Ervis Martinaj, pritet të shqyrtohet në dhomë këshillimi më 7 shkurt, nga relatori Sandër Simoni dhe gjyqtarët Ilir Panda e Sokol Binaj.

Lami i akuzuar për “Shpërdorim detyre” është personi kyç që mund të çojë në zbardhjen e misterit të të shumkërkuarit pasi nga hetimet rezulton që ai ta ketë shoqëruar ditët e para të gushtit të vitit të kaluar, para se 40 vjeçari të zhdukej dhe të denoncohej si i tillë nga familjarët.

Zyrtarisht Lami thuhet se nuk ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë e Kurbinit për të treguar çfarë ai di mbi të kërkuarin e SPAK të cilin e shoqëronte ndonse për detyrë funksionale kishte ta vinte në pranga. Muajin e fundit banesa e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe u kontrollua me urdhër të SPAK ku u gjetën një sasi armësh ndërsa në një banesë që i zhdukuri frekuentonte në Surrel të Tiranës nuk u gjetën sende të kundraligjshme.

Prej 9 muajsh Martinaj kërkohet nga SPAK për llogari të operacionit “Plumbi artë” ndërsa prej 6 muajsh është denoncuar i zhdukur nga familjarët të cilët dyshojnë se i ka ndodhur një gjë e keqe./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË DURRËS/ 33-vjeçari i jep fund jetës me armë zjarri, babai i dy fëmijëve gjendet i vdekur në banesë
Previous article PËRBALLJA RONALDO-MESSI/ Shuma e majme që do të përfitojë PSG nga miqësorja në Arabinë Saudite

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT