• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AGJENTI I OPERACIONALES “SHOFER” I ERVIS MARTINAJT/ Ja rastet kur punonjësit e policisë i kanë shërbyer si mburojë grupeve kriminale
Home
Breaking News

AGJENTI I OPERACIONALES “SHOFER” I ERVIS MARTINAJT/ Ja rastet kur punonjësit e policisë i kanë shërbyer si mburojë grupeve kriminale

24 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Jeton Lami, agjenti i Operacionales i arrestuar nga policia pasi akuzohet se ndihmonte dhe transportonte Ervis Martinajn gjatë kohës që ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nuk është efektivi i vetëm i policisë i akuzuar për lidhje me grupet kriminale.

Leonard Palushi

Ish-drejtuesi i policisë së Elbasanit u akuzua për shpërdorim detyre gjatë hetimeve për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Ai u akuzua nga operacioni i SPAK, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Palushi dyshohet se i jepte informacion grupeve kriminale duke dekonspiruar kështu aksionet e nisura nga policia dhe prokuroria, shkruan Panorama.al.

Leonard-Palushi-1-770x403-1
Leonard Palushi

Sokol Bode

Ish-shefi i policisë së Dhërmiut u dënua me 8 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës që drejtohej nga Habilajt. Ai u dënua në mungesë me 12 vjet heqje lirie, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar u vendos dënimi përfundimtar me 8 vjet burg. Bode doli në përgjime me një prej anëtarëve të bandës, Florian Babiljan gjatë hetimeve, tre vite më parë.

sokol-bode
Sokol Bode dhe Moisi Habilaj

Gjergji Kohila

Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë Gjergji Kohila u dënua me 8 vite burg nga GJKKO, si pjesë e grupit Habilaj. Ai u dorëzua në policinë e Vlorës në Dhjetor të vitit të kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim që në vitin 2017.

kohila
Gjergji Kohila

Jaeld Çela

Si pjesë e grupit të Habilajt është edhe një tjetër ish-zyrtar policie. Jaeld Çela ish-drejtori i Policisë së Vlorës gjatë kohës kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Çela ishte në kërkim nga policia që prej nëntorit të vitit 2017. Ish efektivi i lartë i policisë u akuzua nga prokuroria për trafik droge dhe favorizim të grupit kriminal të vëllezërve Habilaj, gjatë viteve 2015-2016. Nga hetimet ka rezultuar se ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, shoferin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

cela
Jaeld Cela

Dhëndri i Aleksandër Sadikajt, F.M. 27-vjeç

Një tjetër efektiv policie i akuzuar si përkrahës i veprimtarive kriminale që doli në dritë në muajt e parë të vitit 2022 ishte ai i një 27-vjeçari. Rasti i tij u bë publik nga vetë policia me një deklaratë zyrtare për goditjen e një rasti prostitucioni në Tiranë që drejtohej nga vjehrra e tij. Rasti u rikthye sërish në vëmendje pas vrasjes në një atentat mafioz të Aleksandër Sadikajt pranë mbikalimit të Saukut. Viktima ishte vëllai i bashkëshortes së efektivit të arrestuar nga policia dhe rezultonte pronar i lokalit në Tiranë, ku ushtrohej prostitucion.

Granit Deromema

Emri i policit të anti-drogës Granit Deromema doli në atentatin e ndodhur në Maj të vitit të kaluar në Vlorë. Ai ndodhej në një automjet që u bë shënjestër e plumbave ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj. Sipas raportimeve në media Deromema kishte lidhje farefisnore me viktimën, dhe pak momente para atentatit kishin konsumuar bashkë një kafe. Bledar Birçaj ishte kthyer nga Spanja pak ditë para atentatit dhe më herët kishte qenë i skeduar për një vrasje por i kishte mbyllur hesapet me drejtësinë.

Shpëtim Kripa

Me detyrë  specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së Delvinës, Shpëtim Kripu u arrestua nga policia në gusht të vitit 2017,  për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Dyshohet se ai kishte bashkëpunuar me persona të ndryshëm që merreshin me trafik droge. Kripa u jepte këtyre personave informacion mbi veprimet policore që kryheshin në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZULOHET SHKRESA/ SPAK i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës
Previous article BASHKË ME MARTINAJN EDHE NJË VAJZË/ Prova që fundosi policin e Operacionales që ndihmonte të shumëkërkuarin

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E 14-VJEÇARIT MARTIN CANI/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin e mitur Aktualitet

VRASJA E 14-VJEÇARIT MARTIN CANI/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin e mitur

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër resortit në Zvërnec

E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Erisa Fero përfiton nga amnistia penale Aktualitet

E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE/ Erisa Fero përfiton nga amnistia penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT