• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Agjentët e lojtarëve fitime marramendëse
Home
Futboll

Agjentët e lojtarëve fitime marramendëse

17 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Agjentët e futbollistëve janë konsideruar shpeshherë nga trajnerët si e keqja më e madhe e sportit më popullor në planet, e madje edhe më keq sesa dopingu. Fitimet e tyre kolosale dhe marrëveshjet shpeshherë në formë shantazhi mes palëve i kanë kthyer në superfuqi, disa emra që kanë qenë thjesht ndërmjetës në nisjen e një profesioni që tani garanton pushtet dhe parà.

 Një studim i ri i UEFA-s tregon se agjentët kanë fituar thuajse 3 miliardë euro në komisione mbi transferimet e futbollistëve vetëm në kontinentin europian, e kjo në harkun e 5 viteve. Aktiviteti financiar i transferimeve ka kapur shifrën 22 miliardë euro në total, e sipas qeverisë së futbollit kontinental, këto janë të dhëna alarmuese pasi 13% e xhiros humbet në këtë lloj rulete ruse.

Agjentë të tillë si Mino Raiola apo Jorge Mendez përfaqësojnë yjet më të njohur të futbollit, e jo më kot nga sezoni në sezon, lojtarë si Ronaldo, Ibrahimoviç, Pogba apo Neymar ndryshojnë skuadra apo kërkojnë marrëveshje të përmirësuara financiare, gjithçka nën diktatin e agjentëve.

UEFA ka zbuluar se, në të paktën 32 transferime në vitin e kaluar, komisionet e transferimeve kanë qenë të paktën një milion euro. Në analizën e 55 shteteve që janë pjesë e UEFA-s është përfshirë gjithashtu edhe Shqipëria. Por komisionet e lëvizjeve që përfshijnë Kategorinë Superiore janë qesharake, krahasuar me 5 kampionatet kryesore europiane.

Një shembull domethënës vjen vetëm nga vera e vitit 2017. Shumë lëvizje të lojtarëve të paguara mbi 15 milionë euro kishin pas krahëve superagjentin Jorge Mendez, që përfaqëson Cristiano Ronaldon dhe trajnerin Mourinho.

Agjencia “Gestifute” e superagjentit ishte nismëtarja numër një e lëvizjeve dhe përmirësimit të kontratave me presidentët e klubeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas lajmit për bebe, Armina Mevlani na tregon të brendshmet (FOTO)
Previous article VENDIMI/ Ja kush do të jenë anëtarët e rinj të bordit të ARRSH-së (EMRAT)

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT