• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AGJENSITË NDËRKOMBËTARE: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime
Home
Sociale

AGJENSITË NDËRKOMBËTARE: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

19 February, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Agjencitë ndërkombëtare të udhëtimeve vazhdojnë t’i kushtojnë artikuj vendit tonë, duke e sugjeruar si një destinacion për t’u vizituar gjatë këtij viti, si për bukuritë e tij, ashtu edhe për sigurinë që ofron.

Një prej tyre, “Travel Cool Places”, shkruan se Shqipëria konsiderohet një destinacion i sigurtë për turistët në vitin 2026, duke përfshirë si udhëtarët familjarë, ashtu edhe ata që udhëtojnë vetëm.

Ndër të tjera, portali i udhëtimeve shkruan në artikull se shqiptarët janë mikpritës dhe vendi është bërë një nga destinacionet e udhëtimit me rritjen më të shpejtë në Evropë. Mbi të gjitha, shumica e vizitorëve përjetojnë një udhëtim të qetë, të këndshëm dhe pa probleme.

Gjithashtu, agjencia ndërkombëtare e udhëtimeve shkruan për vendin tonë se, ashtu si për çdo destinacion ndërkombëtar, edhe për Shqipërinë ekzistojnë mite se destinacionet e lira mund të jenë të pasigurta, por në realitet Shqipëria është edhe e përballueshme financiarisht, edhe mjaft e sigurt për vizitorët.

“Travel Cool Places” thekson në artikull se, nëse po planifikoni buxhetin tuaj për ushqimin dhe pushimet në Shqipëri, keni mundësi të shumta për të ndarë kostot për vaktet e ndryshme në restorante, që ofrojnë gatime të freskëta, nga më të lirat deri tek më të shtrenjtat.

Në përmbyllje të artikullit për vendin tonë, agjencia e udhëtimeve shkruan se shumë vizitorë të huaj kanë konfuzion nëse paguajnë me cash, pasi monedha kombëtare lek mund të krijojë konfuzion për shkak se përdoret termi i ri dhe i vjetër; ndaj përdorimi i euros është zgjidhja e duhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FALENDERON LIDERËT NË BORDIN E PAQES/ Trump: Presidentja Osmani po bën një punë të shkëlqyer
Previous article FOTOLAJM/ Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT