”Agimi i Artë” tashmë në Greqi nuk do të jetë një parti politike apo lëvizje neonaziste por një organizatë kriminale.
Gjykata e Apelit në Athinë ka dënuar 15 nga 17 anëtarët e saj për vrasjen e reperit të njohur Pavlos Fyssas, teksa burgut i kanë shpëtuar vetëm dy.
”Agimi i Artë” është partia e cila më parë ka pasur dhe vende në parlamentin grek, por në zgjedhjet e fundit nuk arriti të marrë asnjë mandat. Tashmë ajo nuk do të ketë më lidhje me politikën pasi është një organizatë kriminale dhe anëtarët e saj do të marrin ndëshkime nga drejtësia.
Kjo organizatë kriminale është e akuzuar dhe për vrasjen e një shqiptari në një stacion autobusi në Athinë.