• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AFRON STUHIA E FUQISHME NË SHBA / Më shumë se një milion njerëz janë urdhëruar të evakuohen
Home
Nderkombetare

AFRON STUHIA E FUQISHME NË SHBA / Më shumë se një milion njerëz janë urdhëruar të evakuohen

12 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Më shumë se një milion njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga disa pjesë të bregdetit juglindor amerikan, ndërkohë që një stuhi e fuqishme në Oqeanin Atlantik vazhdon të lëvizë drejt tokës.

Urdhrat e evakuimit të detyrueshëm u janë dhënë banorëve në disa pjesë të Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe Virxhinias. Zyrtarët po u bëjnë thirrje njerëzve të përgatiten për erëra dhe shira shkatërrimtare që parashikohet të sjellë Uragani Florence.​

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se pret që stuhia të prekë tokë të enjten mbrëma ose të premten në mëngjes, duke e përshkruar atë si “një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme”.

Florence është një stuhi e kategorisë 4, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 215 kilometrash në orë. Parashikuesit mendojnë se uragani do të forcohet akoma më shumë këto ditë. Kjo është stuhia më e fuqishme që kërcënon rajonin në gati tre dekada.

Një stuhi e kategorisë 4 zakonisht sjell erëra të tilla që shkatërrojnë çati dhe çrrënjosin pemë, duke sjellë ndërprerje të mëdha të energjisë dhe duke bërë të pabanueshme zona të tëra për javë ose muaj.

Përveç kësaj, parashikuesit e motit presin që uragani Florence të sjellë 38 deri në 50 centimetra shi në zonat ku do të kalojë.

Guvernatori i Karolinës së Jugut Henry McMaster parashikon se rreth një milion njerëz do të largohen nga shtëpitë e tyre.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të martën deklarata të emergjencës për Karolinën e Veriut dhe të Jugut, për të krijuar mundësinë që të vihen në dispozicion fonde dhe burime të tjera federale.

Ai u tha gazetarëve në Pensilvani: “ne jemi absolutisht të përgatitur” për uraganin Florence. Presidenti pohoi se stuhia mund të shkaktojë dëme të rënda.

Jeff Byard i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Federale tha se stuhia nuk do të jetë “një goditje kalimthi”, por një grusht i drejtpërdrejtë mbi brigjet lindore”. Kjo, tha ai, “nuk do të jetë një stuhi nga e cila njerëzit mund ta marrin veten brenda pak ditësh”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFUZOI MANCHESTER UNIDTE/ Boateng tregon sesi i kishte telefonuar Mourinhos
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË SARANDË/ Dy makina përplasen "kokë më kokë, plagosen gjashtë persona

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT