• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AFROHUNI DHE SHTINI…”/ Veprimi burrëror i 24 vjeçarit para togës së komunistëve  (FOTO)
Home
Dossier

“AFROHUNI DHE SHTINI…”/ Veprimi burrëror i 24 vjeçarit para togës së komunistëve (FOTO)

6 March, 2019 k.autor Dossier

Sot, 45 vjet nga pushkatimi i djaloshit 24 vjeçar Sokol Sejko/ Akti burrëror para togës së pushkatimit. Si ishin çastet e fundit të jetës së djalit të Teme Sejkos, një prej familjeve çame të masakruara nga komunizmi…

Mesnatën e 6 marsit 1974, në një vend sekret që nuk u mësua kurrë, diku në Berat, para një toge puashkatimi, kishin nxjerrë një djalë të ri 24-vjeçar për ta ekzekutuar.

E kishin dënuar me vdekje. Të gjithë instancat më të larta, deri tek presidiumi i Kuvendit Popullor, e kishin miratuar dënimin e tij me vdekje. Ishte një prej gjyqeve të montuara të diktaturës.

Duket se arsyeja e vërtetë e dënimit të tij me vdekje ishte hakmarrja që vijonte mbi familjen Sejko, që nga pushkatimi i dy vëllezërve çamë Teme dhe Taho Sejko e më tej, një varg tragjedish nuk do të reshtnin.

Por ky dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i siguruar nga familja Sejko, dëshmon se edhe pse në një valë të gjatë e të pambarimtë të masakrave të regjimit mbi këtë familje, Sokol Sejkonë çastet e fundit të jetës, dëshmoi se ishte një djalosh trim, krenar e i papërkulur. Ai kishte përjetuar vdekjen e të atit Teme Sejko, pa mundur ta takojë e ti mësojë as varrin, më tej zhdukjen e xhaxhait Taho Sejko edhe ai pa varr, vdekjen e xhaxhait tjetër Sulo Sejko, po nën presionin e dhunës së diktaturës, apo edhe të gjyshes së tij zemërshkrumbuar me tre djem të sakrifikuar…
Atë mesnatë para pushkatimit, siç e dëshmon edhe ky procesverbal Sokol Sejko, pa iu dridhur qerpiku në fjalët e tij të fundit, do i drejtohej togës së pushaktimit në formë sfiduese: “Afrohuni edhe pak dhe shtini!”…

Detajet e këtij procesverbali janë të dhimbshme. I zbardhur i plotë sipas origjinalit, ai publikohet sot nga “Kujto.al”, për të sjellë në vëmendje aktin guximtar të këtij djaloshi që e pa vdekjen në sy e nuk ju tremb regjimit komunist.

Process-Verbal

Mbi ekzekutimin e Sokol Teme Sejko

Në qytetin Berat, sot në orën 24:00 të datës 6 mars 1974, unë Orhan  Frashëri, prokurori i rrethit Berat, në prezencë të zv/kryetarit të Degës P.Brendshme Berat, Refat  Nenaj dhe të mjekut ligjor Andon  Koka komunikova të dënuarit Sokol Teme Sejko se kërkesa e tij për faljen e jetës i është refuzuar dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor të R.P.Sh. me vendim nr.166/1 datë 1 mars 1974 të Gjykatës rrethit Berat që është lënë në fuqi me vendim nr.176 datë 9 shkurt 1974 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për dënim me vdekje (pushkatim).

Për këtë ju pyes juve Sokol Teme Sejko se cila është fjala juaj e fundit. I dënuari me vdekje Sokol Teme Sejko tha: “Nuk kam shumë gjëra për të thënë, ashtu siç nuk më takuat kur unë isha 9 vjeç me babain tim kur u ekzekutua, po ashtu nuk më takuat edhe mua me njerëzit e familjes time.”

Dhe i dënuari Sokol Teme Sejko duke ju drejtuar skuadrës së ekzekutimit tha: “Afrohuni dhe pak dhe shtini!”……..

Më datë 6 mars 1974 në ora 24 në vendin e caktuar u bë ekzekutimi me pushkatim i Sokol Teme Sejkos dhe mjeku anatomo-patholog Andon Koka mbasi ekzaminoi kufomën e Sokol Teme Sejkosvërtetoi vdekjen……………
Zv.Kryetari i Punëve të Brendshme Berat
Refat  Nanaj
Firma

Prokurori i rrethit Berat
Orhan  Frashëri
firma

Mjeku ligjor
Andon  Koka
Firma

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI I "DISIPLINËS"/ Të gjitha ndeshjet në vazhdim 3-0, ja çfarë ndodh me Kamzën
Previous article BABALJA/ Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish-deputetin Ervin Salianji

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT