• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AFGANISTANI NË KRIZË HUMANITARE/ OKB 45 milionë dollarë fonde për të ndihmuar sistemin shëndetësor
Home
Nderkombetare

AFGANISTANI NË KRIZË HUMANITARE/ OKB 45 milionë dollarë fonde për të ndihmuar sistemin shëndetësor

22 September, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kombet e Bashkuara kanë thënë se do të lëshojnë 45 milionë dollarë për ta ndihmuar sistemin shëndetësor të Afganistanit, i cili sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është “buzë shkatërrimit”, pas marrjes së pushtetit nga talibanët në mesin e muajit gusht.

Sistemi shëndetësor i Afganistanit ka hyrë në krizë të madhe, pasi talibanët kanë marrë pushtetin, duke komplikuar sigurimin e ndihmave dhe duke lënë shumë qendra mjekësore pa staf.

Shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare kanë pezulluar ndihmat për Afganistanin, në mënyrë që t’ua pamundësojnë talibanëve qasjen në para, ndërkohë që dhjetëra mijëra mjekë afganë dhe staf tjetër shëndetësor kanë ikur dhe shumë grave u është ndaluar puna.

“Sistemi shëndetësor i Afganistanit është buzë shkatërrimit”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe drejtori rajonal, Ahmed al-Mandhari, më 22 shtator, pas një vizite në Kabul.

“Përveç nevojës për veprim urgjent, ky shtet përballet edhe me katastrofë humanitare”.

Në një deklaratë të lëshuar më 22 shtator, shefi për ndihma në Kombet e Bashkuara, Martin Griffiths, ka thënë se 45 milionë dollarë do të ndahen për OBSH-në dhe Fondin për Fëmijë të OKB-së (UNICEF), të cilat më pas do t’i ndajnë ato fonde për organizatat joqeveritare, në mënyrë që të veprojnë deri në fund të vitit.

Shefi i OBSH-së ka thënë se nëntë ka 37 spitalet që kanë trajtuar pacientë të sëmurë me koronavirus në Afganistan janë mbyllur dhe “të gjitha aspektet për luftim të pandemisë kanë rënë në ujë, përfshirë vëzhgimin, testimin dhe vaksinimin”.

Ndonëse 2.2 milionë persona janë vaksinuar kundër këtij virusi para muajit gusht, shkalla e imunizimit “ka rënë dukshëm” në javët e fundit dhe 1.8 milion doza në këtë shtet vazhdojnë të jenë të pashfrytëzuara.

OBSH-ja ka thënë se ka dërguar 170 tonë pajisje mjekësore në Afganistan, prej kur talibanët kanë marrë pushtetin.

Për të vazhduar ndihmën, OBSH-ja ka thënë se i duhen 38 milionë dollarë për katër muajt e ardhshëm.

/REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHPALL "NON GRATA"/ Berisha nostalgjik, "kalon" oqeanin virtualisht e "ndalet" në Nju Jork. Ja POSTIMI
Previous article SKANDAL/ Përplasje fizike në konferencë shtypi, dy boksierët "shpërthejnë" në grushte (VIDEO

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT