• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AFERA “REKETI”/ Kryeministri Zaev mohon të jetë përfshirë: Çdokush që ka gabuar duhet të…
Home
Rajon

AFERA “REKETI”/ Kryeministri Zaev mohon të jetë përfshirë: Çdokush që ka gabuar duhet të…

23 August, 2019 k.autor Rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka hedhur poshtë spekulimet për përfshirjen e tij, por edhe të politikanëve të tjerë në aferën “Reketi”.

Zaev ka thënë se asnjëherë nuk ka biseduar me një nga të arrestuarit në këtë skandal, Bojan Jovanovski, lidhur me siç është thënë “menaxhimin e situatës me të”.

Kreu i qeverisë ka komentuar edhe arrestimin e Prokurores Speciale, Katica Janeva, po ashtu e dyshuar në zhvatjen e 1.5 milion eurove të afaristit, Orce Kamçev, të cilit i është premtuar se do të ketë masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor.

“Çdokush që ka gabuar duhet të përgjigjet para ligjit. Jemi krenarë se si pushtet ekzekutiv kemi krijuar kushtet që sistemi gjyqësor të punojë në mënyrë të pavarur dhe të kthejmë sundimin e ligjit në shtet. Ne po dëshmojmë se Maqedonia e Veriut po ndryshon me atë se tani askush nuk po ndikon në gjyqësor, nuk ka presione ndaj gjykatësve dhe prokurorëve, ata po marrin vendime të pavarura”, ka deklaruar Zaev duke kërkuar nga partitë politike që sa më parë të ulen dhe të arrijnë marrëveshje për ligjin e Prokurorinë Speciale si dhe të zgjedhin një Prokuror Special në detyrë pas arrestimit të Katica Janevës.

“Partitë duhet të ulen dhe një orë e më parë të miratojmë ligjin për Prokurorinë Publike. Inkurajoj të gjithë në VMRO DPMNE dhe LSDM, sa më shpejt të vazhdojnë punën, pasi ditët janë të numëruara. Projektligji është dërguar në Kuvend kurse mandati i Prokurorisë Speciale skadon më 15 qershor. Kemi kapacitet si shtet që këtë ligj ta miratojmë. Një arsyeje shtesë për këtë është ajo se tani specialen e kemi pa drejtues”, ka thënë Zaev pas mbledhjes së këshillit qendror të LSDM-së.

Prokurores, Katica Janeva, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, pas marrjes në pyetje prej më shumë se katër orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "REKETI"/ Katica Janeva, dikur simbol edhe i të burgosurëve, në muret e qelive të Shutkës së Maqedonisë së Veriut
Previous article KRIZA POLITIKE NË ITALI/ Mattarella u jep më shumë kohë partive të zgjidhin krizën

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT