• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFERA “PARTIZANI”/ Sali Berisha paraqitet nesër në SPAK, ‘mobilizon’ militantët në protestë! Mesazhi për strukturat: SKAP-i vegël e Ramës
Home
Aktualitet
Kronikë

AFERA “PARTIZANI”/ Sali Berisha paraqitet nesër në SPAK, ‘mobilizon’ militantët në protestë! Mesazhi për strukturat: SKAP-i vegël e Ramës

19 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pandehur për aferën Partizani, do paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryetari i PD duhet të paraqitet në orën 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore.

Por, edhe kësaj radhe ish-kryeministri ka mobilizuar sërish militantët para prokurorisë së SPAK. Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar mesazhin që u është drejtuar strukturave që nesër, 20 janar, të mblidhen sërish në SPAK teksa Berisha do paraqitet në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij.

“Dita e hënë është data e radhës e përcaktuar për t’u paraqitur Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në SKAP. Ndaj, në orën 9:30, përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it, si vegël në duar të Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.

Kjo është hera e dytë që Berisha do paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në SPAK më 6 janar ku mblodhi vetëm një grusht militantësh. Berishës iu rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR KUVEND/ Ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina përplaset me barrierat e rrugës, çfarë ndodhi me shoferin

s.autor

Postime të ngjashme

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash Aktualitet

HUMB NJË FËMIJË NË TUBIM/ Protestuesit mobilizohen për ta gjetur! Gjendet pas pak minutash

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin Aktualitet

"DRITË NË FUND TË TUNELIT"/ I riu në protestë: S’duam investimet shpopulluese! Duhet të ndërtojmë shtetin, jo pushtetin

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT