• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFERA “PARTIZANI”/ Sali Berisha drejt arrestimit, Kuvendi jep sot autorizimin për heqjen e imunitetit
Home
Breaking News

AFERA “PARTIZANI”/ Sali Berisha drejt arrestimit, Kuvendi jep sot autorizimin për heqjen e imunitetit

21 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një nga seancat më të rëndësishme plenare, ku pritet të japë autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, tashmë Kuvendi e ka rrugën e hapur për t’i hequr mandatin e deputetit Berishës dhe për ta çuar atë drejt prangave. Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, ‘arrest në shtëpi’ apo ‘arrest në burg’, i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’.

Nuk priten shumë surpriza, pasi socialistët do të votojnë pro kërkesës së SPAK. Po ashtu edhe Partia Demokratike ka deklaruar hapur votën pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, ndërsa Enkelejd Alibeaj ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ndonëse PS dhe Enkelejd Alibeaj i dorëzuan të ndarë në Kuvend raportet që do të votohen sot, kërkesa e tyre është e njëjtë, që parlamenti t’i hapë rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe më pas arrestimin e tij.
Me interes pritet votat e deputetëve të grupit Bardhi, që në fakt kishin firmosur edhe padinë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Bardhi dhe të tijtë nuk morën pjesë në protestën e parë të Berishës para Kuvendit, por kanë bashkuar aksionin brenda seancave plenare duke ndezur tymëse e krijuar kaos. I njëjti skenar pritet të zbatohet edhe sot nga ata, ku do krijojnë kaos në seancën plenare ndërsa do votohet për arrestimin e ish-kryeministrit. Berisha ka paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Parlamentit. Ai ka thirrur në protestë edhe ata pak militantë që ia kanë mbetur.
“Të enjten do jemi para parlamentit, nuk ka më të ndalur…”, tha Berisha.
SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesën për dhënien e autorizimit për rëndimin e masës ndaj Sali Berishës në arrest, më 12 dhjetor pasi ish-kryeministri, nën akuzë për privatizimin e ish kompleksit Partizani, nuk respektoi masën e parë, atë të detyrimit për paraqitje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËVIZTE ME PISTOLETË NË BREZ/ Arrestohet 42 vjeçari në Tiranë! I dënuar më parë për...
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, si pritet të jenë temperaturat

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT