Përfundon seanca paraprake për dosjen ‘Partizani’ në GJKKO.
Më pas gjyqtarja e çështjes, Flojera Davidhi, do të shprehet me vendim.
Në këtë dosje janë të akuzuar dhe të pandehur nga SPAK prej më shumë se një viti, ish-kryeministri Sali Berisha, për veprën e korrupsionit, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Kryetari i PD-së Sali Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Në seancën e kaluar financierja Andia Pustina dhe studio ‘’ paraqitën mbrojtjen e tyre dhe kërkuan pushimin e çështjes.


