Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Berisha ka marrë leje nga SPAK për të udhëtuar drejt Strasburgut, ku do të zhvillojë një vizitë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Ish kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin duke ua kompleksin Partizani ish-pronarëve, ku përfituesi kryesor është dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Në pronat e ish-klubit u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh, duke u siguruar një fitim miliona euro nga ky biznes që nisi me paligjshmëri.


