Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të marë një konsulent për të krijuar një sistem të saktë të dhënash për të gjitha rrugët në vend. Kompania do të ketë si detyrë që të mbledhë të dhëna të sakta për gjendjen e rrugëve.Projekti do të financohet në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe parashikohet të zgjasë 12 muaj.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurat për përzgjedhjen e një kompanie e cila do të krijojë një sistem të dhënash për të gjitha rrugët në vend.
Aplikimet e kompanive priten deri në datën 6 nëntor të 2017 ndërsa parashikohet që mbledhja e të dhënave të zgjasë 12 muaj.
Kompania që do të përzgjidhet do të ketë si detyrë krijimin e një sistemi me të dhëna të detajuara për rrugët,midis të cilave dhe menaxhimin e urave, trotuareve dhe të sistemit të mirëmbajtjes.
Gjithashtu një tjetër detyrë me rëndësi është edhe analiza që do të ofrohet për gjendjen e rrugëve dhe përcvaktimin e atyre ku duhet të ndërhyhet për ti mirëmbajtur.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Bankën Botërore në kuadër të mirëmbajtjes dhe rritjes së sigurisë rrugore
Në këtë kuadër Banka Botërore do të ofrojë 50% të financimit që do të kërkohët nga kompania e cila do të shpallet fituese.
Kërkohet që kompanitë që do të aplikojnë të kenë një eksperiencë 10 vjeçare në menaxhimin e aseteve rrugore.


