Një spital për të infektuarit me COVID-19 po ndërtohet në pistat e aeroportit ‘Ataturk’ të Stambollit.
Ky lajm ka marrë shumë kritika nga kryetari i Bashkisë së Stambollit, i cili qeverinë se po e shkatërron qëllimisht aeroportin.
Ekrem Imamoglu u shpreh i revoltuar se aktualisht ka 82.329 raste të konfirmuara me koronavirus, duke tejkaluar kështu Iranin, vendin me më shumë raste të konfirmuara me COVID-19 në Lindjen e Mesme.
Kujtojmë që aeroporti ‘Ataturk’ ka qëndruar i mbyllur për udhëtarët për afërsisht një vit, duke u përdorur vetëm për fluturime e transportit të mallrave dhe për zyrtarë të qeverisë.


