• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AEROPORTI I VLORËS/ Flet Pacolli: Investimi më i madh, kur pritet të përfundojë
Home
Politikë

AEROPORTI I VLORËS/ Flet Pacolli: Investimi më i madh, kur pritet të përfundojë

7 March, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Një konsorcium kompanish, ku 50 për qind e aksioneve zotërohet nga Mabetex e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, u shpall fituese e garës për ndërtimin dhe administrimin e aeroportit të Vlorës.

Pas fitimit të këtij tenderi vetë Pacolli me anë të një statusi në rrjetet sociale ka zbuluar detaje mbi punimet e këtij projekti dhe se sa do të zgjasin.

Pacolli e cilëson si të rëndësishme fitimin e këtij projekti për firmën Mabetex që e prej 30 vitesh nga krijimi i saj.

“Në fazën e parë (në periudhën dyvjeçare) do të ndërtohet ndërtesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona euro. Ky investim konsiderohet si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në kohërat e fundit”, shprehet Pacolli.

Aeroporti i Vlorës do të ofrojë mundësi dhe për fluturime të avionëve të mallrave si dhe do të ketë hangarë të posaçëm për mirëmbajtjen e avionëve, një tjetër sektor i rëndësishëm i industrisë së aviacionit. Një tjetër veçanti është ky aeroport do të ofrojë edhe shërbimin kargo, të mallrave, duke i dhënë një rëndësi zhvillimi të zonës.

Sipas të dhënave të projektit fillestar, aeroporti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh. Nga këto 16 000 m2 do të jetë zona e terminalit të pasagjereve. Parkingu i avionëve do të jetë 46 690 m2 nga të cilat 32 000 m2 do të jenë për pozicionet e avionëve (12 vendqëndrime). 2000 m2 do të jetë sipërfaqja e shërbimit zjarrfikës.

Pista do të jetë e gjatë 3200 metra, ndërsa kategoria e aeroportit do të jetë 4E, që do të thotë se plotëson kushtet për avionë të mëdhenj. Rrugët lidhëse do të jenë në total 7263 metra të kategorisë që mbështet operimet e pistës.

Postimi i Pacollit

Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim.

Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri. Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.

Në fakt, Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës. Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit

Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.

Vlera e investimit është e madhe. Në fazën e parë (në periudhën dyvjeçare) do të ndërtohet ndërtesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona euro.

Ky investim konsiderohet si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në kohërat e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Previous article NUK RESPEKTOI ORËN POLICORE/ Gjobitet me 1 milionë lekë pronari i lokalit në Divjakë

s.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT