• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ADRIATIK LLALLA, “loja” për shtyrjen me 2 vjet të mandatit si Kryeprokuror
Home
Aktualitet
Drejtësi

ADRIATIK LLALLA, “loja” për shtyrjen me 2 vjet të mandatit si Kryeprokuror

27 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Megjithëse kryeprokurorit Adriatik Llalla i mbaron mandati në muajin dhjetor, duket se do të kërkojë ta shtyjë atë sipas ndryshimeve të fundit kushtetuese.

Sipas reformës në drejtësi, mandati i kryeprokurorit bëhet shtatë vjet, nga pesë që është aktualisht.

Sipas “Vizion Plus” që ka kontaktuar me zyrtarë të prokurorisë, duket se Llalla është i bindur se ndryshimet kushtetuese prekin edhe atë vetë, duke ia zgjatur mandatin me dy vite të tjera.

Për të mbështetur këtë argument sipas Prokurorisë së Përgjithshme vlen edhe precedenti i Ina Rames, paraardhëses së Adriatik Llallës. Kur Ina Rama u emërua nga Parlamenti, Prokurori i Përgjithshëm ishte pa mandat e vetëm më vonë u ndryshua Kushtetuta për t’i vendosur një mandat 5 vjeçar, te cilin Ina Rama e respektoi duke u larguar nga detyra sapo u mbushën 5 vjet.

Por duket se ky fakt do të sjellë një përplasje të re midis organit të akuzës dhe qeverisë, pasi mazhoranca pretendon që Llalla të largohet brenda dhjetorit, sipas mandatit që ka marrë. Nëse Llalla largohet, deri në zgjedhjen e një kryeprokurori të ri, drejtimin e merr prokurori më i vjetër në këtë institucion.

Por reforma në drejtësi nuk sjell vetëm debatin për mandatin e Adriatik Llallës nëse është 5 apo 7 vjet; Që të qëndrojë në detyrë qoftë edhe deri në dhjetorin e këtij viti, Llalla duhet të kalojë së pari Vettingun i cili do të nisë pikërisht nga ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Modelja braziliane Ania, një natë romantike me Ronaldinjon
Previous article Djali i Jonida Maliqit e nis "Halloween"-in që sot!

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik Aktualitet

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT