• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ADRIATIK LLALLA NË DORË TË “SHER TREMONTE”/ Ja studioja “LIGJORE”, që “do heqë” ish Kryeprokurorin nga “lista e zezë” e SHBA
Home
Aktualitet
Drejtësi

ADRIATIK LLALLA NË DORË TË “SHER TREMONTE”/ Ja studioja “LIGJORE”, që “do heqë” ish Kryeprokurorin nga “lista e zezë” e SHBA

8 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Ekskluzive

Adriatik Llalla u bë prokuror i përgjithshm në vitin 2012 dhe ndenji në këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi dhe mandati e u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku.

Mandati 5 vjeçar i Adriatik Llallës nuk ishte i qetë e kjo vinte si shkak I punës së dobët në luftën kundër korrupsionit dhe përplasjet me ish-ambasadorin  e SHBA-ve Donald Lu.

Departamenti i Shtetit vendosi më 14 shkurt 2018, ti “heqë vizën” familjes Llalla. Shkaku ishte përfshirje e ish Kryeprokurorit, në raste galopante korrupsioni në detyrë. Llalla hetohet për një skemë pastrimi miliona euroshe me pasuritë e patundshme.

Edhe pse ka një vit e gjysëm pa punë duket se ish-prokurori miliarder Adriatik Llalla e ka shpenzuar kohën e tij për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe për ta përmbysur atë, ka punësuar studion ligjore “Sher Tremonte” LLP.

Në kohën që Adriatik Llalla bën përpjekje nëpërmjet lobistëve në SHBA për të hequr emrin nga lista e zezë e Departamentit të Shtetit, ai po hetohet në Shqipëri nën dyshimin se është përfshirë në një skemë pastrimi parash.

Po kush është studioja ligjore  “Sher Tremonte” dhe përfaqësuesit e saj:

Michael Gibaldi është një jurist i diplomuar “suma cum laude”  nga Universiteti Pensilvanisë dhe i Harvardit dhe specializohet me fokus në çështje penale, administrative si dhe gjyqet tregtare komplekse. Shefi i tij, Michael Tremonte është ish-prokuror dhe avokat me eksperiencë – partner dhe themelues i studios ligjore ‘Sher Tremonte LLP’.

Me zyra në ‘Broad Street’ të Manhatanit –zemra e distriktit financiar të Nju Jorkut, Sher Tremonte LLP është një studio ligjore e specializuar në përfaqësimin e kompanive në konflikte tregtare komplekse si dhe probleme ligjore që lidhen me të ashtuquajturit “jaka të bardha”

Në datën 4 mars, studioja ligjore Sher Tremonte – e përfaqësuar nga dy juristët Gibaldi dhe Tremonte është regjistruar në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA si kompani lobimi për ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla.

Qëllimi i aktiviteteve të lobimit, të ndërmarra nga “Sher Tremonte’ në emër të ish-prokurorit shqiptar në SHBA lidhet me vendimin e Departamentit të Shtetit për ta shpallur Llallën dhe familjen e tij si persona non-grata.

Studioja ligjore Sher Tremonte LLP nuk është një kompani klasike lobimi. Në kongresin amerikan, avokatët Gibaldi dhe Tremonte njihen si dy juristët që kanë asistuar gjatë intervistës përpara Senatit lobistin ruso-amerikan, Rinat Akhmetshin.

Sipas mediave amerikane, Akhmetshin ka qenë një agjent sovjetik i kundërzbulimit dhe është lidhur me një fushatë lobimi në SHBA për të shfuqizuar të ashtuquajturin ligji ‘Magnitsky’. Ky ligji i miratuar nga Kongresi Amerikan në vitin 2012, ka për qëllim sanksionimi e personave të lidhur me vdekjen në një burg të Moskës, të kontabilistit rus Sergei Magnitsky.

Ligji amerikan parashikon që në rastet kur ka informacionee të besueshme se zyrtar të huaj përfshihen në korrupsion të madh ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre personave dhe familjev të tyre u ndalohet hyrja në Amerikë.

Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose t’i bëjë publike, siç ishte rasti i z. Llalla. Përveç Llallës, vendimi sanksionon hyrjen në Amerikë edhe për bashkëshorten e tij, Ardiana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe të një fëmije tjetër që nuk ka shtetësi amerikane.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDON KAOSI TEK "LOS BLANCOS"/ Perez këmbëngul për Mourinho, ortakët duan trajnerin kampion bote...
Previous article BEN ANDONI/ Ekstremi Basha, takim me Ramën, ose dhunën

F.autor

Postime të ngjashme

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT