• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ADRIATIK LLALLA/ Kush është “çështja shumë, por shumë serioze” ku është implikuar ish Prokurori i Përgjithshëm
Home
Breaking News

ADRIATIK LLALLA/ Kush është “çështja shumë, por shumë serioze” ku është implikuar ish Prokurori i Përgjithshëm

23 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Elez Biberaj është një gazetar shumë i njohur në Shqipëri. Nga ana tjetër, ai është një nga njerëzit më të rëndësishëm të “Zërit të Amerikës” që përfaqëson qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, në Washington. Biberaj ishte këto ditë në Tiranë për të marë pjesë në aktivitetet në përkujtim të ngjarjeve të shkurtit 1991, që kulmuan me rrëzimin e shtatores se diktatorit Enver Hoxha në Sheshin “Skenderbej”.

I pyetur për vendimin e sekretarit Amerikan të sthetit që i ndaloi hyrjen në SHBA familjes së ish Kryeprokurorit, Biberaj ndër të tjera tha se: “Që të ndërmerret një vendim i tillë duhet të jetë një çështje shumë, por shumë serioze”.

Pyetja që lind pas kësa është: Sa shumë shumë serioze është realisht kjo çështje dhe se çfarë konkretisht fshihet pas kësaj? Po të shohesh me vëmendje kronologjinë e zhvillimeve dhe deklaratave kunder Llallës, atëherë kupton se akuzat zyrtare ndaj tij, që sipas një burimi të rezervuar mund të ngrihen në mars,  pritet që të jenë në nivelin e lartësisë dhe rëndësisë se vendimit që u ndërmor kundër tij nga SHBA.

Një ekspert dhe njohës i shkëlqyer i kësaj fushe tha se tre mund të jenë pistat që mund ta implikojnë Llallën në “një çështje shumë, por shumë serioze”:

  • Implikimi i tij i mundshëm me prova dhe fakte të pakundërshtueshme në afera të provuara korrupsioni dhe me llogari bankare të transferuara në parajsa fiskale. 
  • Implikimi i tij i mundshëm në rrjetet e krimit të organizuar vendas e ndërkombëtar që meren me trafiqe droge, armësh apo prostitucioni, të cilëve në këmbim të favoreve i ka ofruar imunitet ligjor gjatë kohës që ka qenë në detyrë.
  • E treta, mund të jetë implikuar në dhenien e imunitetit ligjor organizatave terroriste dhe mafias, në këmbim gjithashtu të të ardhurave të paligjshme dhe favoreve të tjera për vete dhe familjen e tij. 
  • 12 SHKURT, ambasadori Amerikan Donald Lu, në Twitter:

“Vendimi (i Llallës) për t’u tërhequr (nga sitemi i drejtësisë) është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet, Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”

  • 14 SHKURT, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në “Opinion”:

Fevziu: Gjyqtarë ose prokurorë që tërhiqen rrugës do të verifikohen në vetting?

Xhafaj: “Dosja e tyre për efekt të vlerësimit do të arshivohet, por nëse aty ka element të veprës penale, ata do të referohen për ndjekje penale”.

  • 15 SHKURT, “Zëri i Amerikës”:

Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Vendimi thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.

Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

  • 22 SHKURT, Elez Biberaj, drejtori i Euro-Azisë në “Zëri i Amerikës”:

“Njoftimi është shumë i qartë. Që të ndërmerret një vendim i tillë duhet të jetë një çështje shumë, por shumë serioze. Nuk besoj se ekziston mundesia qe te kete disinformuar Ambasadori i SHBA ne Tirane.

Ai ka kontribuar shume ne kete vend per luften kunder korrupsionit dhe kunder krimit te organizuar. Qeveria amerikane funksionon ne nje menyre shume perfekte. Qe te ndermerret nje vendim i tille, duhet te kete kaluar ne shume kanale dhe çeshtja duhet te jete shume serioze”.

Përgatit: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk ishte Elvana, por një grua tjetër, që e bindi Pirro Çakon t’i kthehet muzikës
Previous article VRASJA NË 2015/ Arrestohet në Itali shqiptari Keivi Hysa. I shpalluri në kërkim ndërkombëtar (DETAJE)

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT