Ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla do ti shmanget sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (shkalla e dytë e vettingut) seancës gjyqësore publike, e cila do të zhvillohet pa praninë e tij.
Lajmin e konfirmon mbrojtësi i tij ligjor avokat Sokol Hazizaj i cili ka paraqitur para trupit gjykues edhe prokurën e posaçme të përfaqësimit të Llallës në këtë proces. Sipas tij, Llalla është për trajtim mjekësor jashtë Shqiperise, ne Gjermani.
Në faqen zyrtare të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në interent shkruhet se “sot gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja Nr.1/2018(JR), datë 27.03.2018, për ankimin e Komisionerit Publik kundër Vendimit Nr.2, datë 16.02.2018 të KPK-së për subjektin e rivleresimit z. Adriatik Llalla.”
Trupa gjykuese do të jetë e përbërë nga: Sokol Çomo, relator i çështjes, Luan Daci ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.
Kjo është çështja e parë që shqyrton ky institucion i ri i ngritur pas miratimit të reformës në drejtësi. Nërkohë që në shkallën e parë të gjykimit, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, janë shqyrtuar disa çështje të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në sitën e e këtij procesi do të kalojnë rreth 800 veta të sistemit të vjetër të drejtësisë përpara se ata të rikonfirmohen në sistemin e ri.
Adriatik Llalla u dorëhoq nga e drejta për të vijuar të jetë jetë pjesë e sistemit, ku sipas ligjit per prokurorine, i takonte qe pasi u largua nga detyra e Kryeprokurorit, te behej pjese e Gjykates se Apelit. Kjo beri qe ai ti shpetonte procesit te vettingut te shkalles se pare. Por komisioneri Publik e ankimoi kete vendim ne shkallen e dyte, ndaj sot Llalla te nise te gjykohet ne Kolegjin e Posaçëm te Apelimit. Ku do te verifikohen pasuria, integriteti dhe profesionalizmi i tij ne ushtrimin e detyrave te meparshme.
Nderkohe qe po zhvillohet ky proces administrativ, ndaj Llallës po zhvillohet edhe nje proces penal. Prokuroria e Krimeve te Renda po heton mbi kater akuza te renda ndaj tij, perfshi pastrimin e parave, fshehjen e pasurive, deklraim i rreme i pasurise dhe kalimin e te hollave mbi shumat ligjore jashte kufijve te vendit. Eshte perfolur se arrestimi i ish Kryeprokurorit eshte thjeshte çështje kohe.
Përgatiti: Alpenews.al


