Sot mbushet një muaj nga bërja publike e vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, për ndalimin e hyrjes në SHBA të familjes së ish Kryeprokurorit Llalla, me motiviacionin se ka qenë i përfshirë në raste të mëdha korrupsioni në detyrë.
Nga ai moment e deri më sot, Alpenews.al ka nisur serioalin e botimit të provave dhe fakteve që e vërtetojnë akuzën e SHBA. Duke bërë të mundur që për herë të parë publiku shqiptar të mësojë të vërtetat tronditëse të një zyrtari të lartë të shtetit, i paguar me paratë e taksave të qytetarëve që e paska përdorur institucionin e akuzës vetëm për pasurimin e shfrenuar të familjes së tij, por edhe të bashkëpunëtores së tij më të afërt, Rovena Gashi.
Çifti i pandarë që drejtoi për pesë vjet me radhë organin e akuzës shqiptare, njëri si kryeprokuror e tjetra si Drejtoreshë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekrimanizlimit, me bashkëshortin e saj Drtian Gina si Kryeprokuror i Qarkut të Elbasanit, ka bërë ligjin duke e drejtuar në mënyre krejt abuzive me sa duket institucionin.
Provat dhe deklaratat e këtyre ditëve zbulojnë se çifti deri dje i lumtur Llalla-Gashi nën mbrojtjen politike të shefave supremë të cilëve u shërbyen qorrazi në luftën ndaj kundërshtarëve, ka patur dorën e lirë ti shërbejnë krimit për ti mbuluar dhe mbyllur dosjet, në shkëmi të pasurimit të tyre të paligjshëm. Ndoshta eshte kjo aresyeja qe dy njerëz që deri 5 vjet më parë në deklaratat e tyre të pasurisë nuk tregojnë asgjë e sot, janë bërë miliarderë duke shfrytëzuar postin.
Në emër të tyre, figurojnë pasuri të çmendura, për nivelin krejt modest të të ardhurave nga një pagë prokurori rreth 1 000 euro në muaj. Ndërkohë që lista e pasurive të detyre, të deklaruara apo të padeklaruara është me miliona e miliona euro.
Adriatik Llalla ka përdorur si skemë pasurimi, një formulë tipike për pastrimin e parave të pista; duke blerë pasuri të patundshme me çmime tepër të ulëta, e për ti rishitur ato brenda një kohe mjaft të shkurtër, ose rivlerësuar, në vlera dhjetra e dhjetra herë më të mëdha, duke dashur në këtë mënyrë të pastrojë paratë e fituara me korruosionin e madh për të cilën e akuzon SHBA.
Ndërsa Rovena Gashi, është munduar të duket më e ndershme me letra përsa i përket pasurive që zotëron, duke përdorur një skmë më të sofistikuar fshehje, nëpërmjet mos deklarimit të pasurive të saj dhe mbjajtjes së fshehtë pa i regjistruar dhe hipotekuar. Por, kur në emër të babait të saj që ka 25 vjet që figuron si i papunë, u zbuluan 16 libreza energjie elektrike për prona që mbaheshin të fshehura, skandali shpërtheu dhe ajo nuk ka bërë dot asnjë sqarim apo mbrojtje publike, duke e pranuar në këtë mënyrë autorsinë e superskandalit tronditës.
Pronat e ADRIATIK LLALLES:
- Pronar i mbi 25 mijë metrave katrorë tokë.
- Ish Kryeprokurori ka blerë një fshat të tërë në periferi të Tiranës, quhet Qeha Shytaj dhe ndodhet në Njësinë Administrative Baldushk, në fillim të autostradës drejt Elbasanit. Tokat jane ne 4 parcela super të mëdha, me një sipërfaqe mbi 22 mijë metra katorë që janë blerë me çmime qesharake deri ne 400- 500 lekë metri katrorë e që më pas janë rivlerësuar me çmime dhjetra herë më të larta. Sipas ekpsertëve të fushës, një operacion tipik pastrimi parashë të pista.
- Llalla ka realizuar transaksione të errëta financiare sipas një skeme kriminale, duke futur në lojë një shumë afro 100 mijë euro (edhe këto nga të ardhura të transaksioneve të dyshimta), e duke realizuar në përfundim të kësaj loje deklarimin e një shume marramendase prej një miliardë e gjysëm lekësh.
- z. Llalla brenda dy muajve pranë perfundimit te mandatit te tij si Kryeprokuror, ka bërë blerjen e tri pasurive të patundshme në shifra deri në afër 600 mijë dollarë amerikane. Çka hedh hije shumë të forta dyshimi se jane para te pista.
- Ish Kryeprokurori ka bërë blerje pronash në cash, në shuma qe tejkalojne dukshem mundesine e te ardhurave zyrtare te tij, nga rrugë të ligjshme, duke arritur përshembull që të blejë me letra një shtëpi në plazhin e Durrësit, e për ta rishitur brenda vetëm dy javëve 2-3 herë më shtrenjt, me çmimin e një vile.
Pronat e ROVENA GASHIT:
- I ka vendosur pronat në emër të babait të saj 63 vjeçar, që figuron si i papunë që nga viti i largët 1992.
- Babai i saj Nuredin Rexhep Gashi, figuron në regjistrat e qendrës kombëtare të Biznesit, vetëm në vitet 2003- 2006 i licensuar, por më pas i mbyllur për shkak se ka deklaruar që dilte me humbje.
- Në emër të zotit Nuredin Gashi, janë zbuluar se figurojnë 16 prona, një pallat i tërë në zonë më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit, 14 apartamente tek Shkembi i Kavajës dhe dy godina të mëdha biznesesh në Lagjen 14 në Shkozet.
- Vetëm njëra nga dy pronat e fundit është rreth 4 000 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi ku kryehet aktivitet fasonerie dhe 2 000 metra katrorë tokë.
- Ndërkohë që janë në fazën e verfikimit edhe prona të tjera si toka, etj.


