• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ADRIATIK BAKIASI/ Kush është POLICI i ruajtjes së ambasadave që dekonspiroi operacionin kundër 7 bandave të trafikut
Home
Aktualitet
Drejtësi

ADRIATIK BAKIASI/ Kush është POLICI i ruajtjes së ambasadave që dekonspiroi operacionin kundër 7 bandave të trafikut

19 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Përgjatë natës së të shtunës, 17 mars 2018 dhe gjatë orëve të para të së dielës është përmbyllur mega-operacioni i koduar “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, kundrejt shumave të caktuara të parave.

I gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj dhe u finalizua ditën e shtunë, por ditën e sotme mësohet që mega-operacioni u dekonspirua.

Shërbimi i Kontrollit të brendshëm monitoroi operacionin për mosdaljen e sekretit zbuloi “SPIUNIN” në rradhët e Policisë dhe ka njoftuar strukturat e larta të cilat kanë ndryshuar taktikën.

Operacioni i madh i Policisë së Shtetit për kapjen e grupit që falsifikonte pasaporta dhe dokumenta të tjera është dekonspiruar nga një PUNONJES I POLICISE.

Ai quhet ADRIATIK BAKIASI.

AlpeNews.al mëson se Adriatik Bakiasi ka ushtruar detyrën POLIC I OBJEKTEVE tek ambasadat dhe ne komisariatin NR.3 roli bazë.

Adriatik Bakiasi nuk ka qenë vetë pjesë e “GRUPIT” por dyshohet se ka marrë dijeni rreth operacionit dhe ka tentuar të informojë një nga personat e përfshirë, që u arrestua gjatë operacionit të finalizuar të shtunën në mbrëmje.

Gjithashtu mendohet se Bakiasi me origjinë nga Skrapari ka patur njohje me një nga pjestarët e grupeve, po nga skrapari tashmë i arrestuar.

Ndërkohë pas hekurave ndodhen 39 persona, pjestarë të 7 grupeve të ndryshme, mes tyre edhe 4 punonjës së Policisë së Shtetit.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lirimi nga burgu i kryebashkiakut të Lezhës dhe 11 zyrtarëve, shpërthen ish-ministri
Previous article Eksportet rriten me 21.6% për 2-mujorin, kryesojnë tekstile-këpucët e metalet

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT