• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Adoleshentja që vrau burrin për përdhunim, vazhdon luftën për liri
Home
Jetë

Adoleshentja që vrau burrin për përdhunim, vazhdon luftën për liri

13 July, 2018 Ina.Autor Jetë

Ekipi ligjor që përfaqëson adoleshenten sudaneze Noura Hussein, e cila vrau bashkëshortin e saj 35-vjeçar që e përdhunoi, dërgoi një ankesë të enjten në Gjykatën Supreme të Sudanit për të hedhur poshtë dënimin e saj.

Hussein ishte dënuar me vdekje për vrasjen e Abdulrahman Mohamed Hammad, por vetëm dy javë më parë, gjykatë e apelit në Sudan zvogëloni dënimin e saj në 5 vite burg, pas një proteste ndërkombëtare lidhur me rastin e saj.

Gjykata urdhëroi familjen e saj të paguante rreth 18,600 dollarë si “para gjaku” për familjen e të vrarit.

Avokatët e saj kanë apeluar edhe për pagesën.

Historia e Huseinit ka vënë në qendër të vëmendjes martesën e detyruar dhe përdhunimin martesor në Sudan, ku mosha ligjore për tu martuar është 10 vjeç dhe përdhunimi martesor nuk është një krim.

Dhe dënimi i saj me varje shkaktoi zemërim global duke tërhequr vëmendjen e grupeve të të drejtave të njeriut dhe njerëzve me famë botërore si modelja Naomi Campbell, aktorja Emma Watson dhe këngëtarja Jidenna.

“Ne po kërkojmë drejtësi,” tha për CNN, Nahid Jabralla drejtor i grupit të të drejtave të njeriut SEEMA, i cili po mbështet Huseinin. “Ankesa do të kërkojë që ajo të pastrohet plotësisht nga akuzat”.

Familja e Hammad mohon akuzat e Husseinit dhe vazhdon të kundërshtojë çështjen e saj. Familja e tij pritet të paraqesë apelin e vet duke bërë thirrje për rivendosjen e dënimit me vdekje.

Prindërit e detyruan Husseinit të martohej me Hammadin kur ishte vetëm 15 vjeç, por e lejuan që të përfundonte shkollën.

Tre vjet më vonë, pas një dasme zyrtare publike, Hussein pohon se Hammad e përdhunoi atë ndërsa familja e tij e mbante.

Një ditë më vonë, Husseini rrëfeu se ai u përpoq ta përdhunonte përsëri dhe ajo e goditi atë për vdekje.

Kur shkoi te prindërit e saj për mbështetje, ata e dërguan në polici.

Familja e Husseinit është kërcënuar vazhdimisht që kur ajo vrau bashkëshortin e saj në vitin 2017.

Menjëherë pas incidentit, shtëpia e prindërve të saj u dogj. Dhe kohët e fundit, në një intervistë në një gazetë sudaneze, babai i Hammadit kërcënoi për hakmarrje të mëtejshme nëse Husseini falet nga gjykata, duke thënë se do të kërkonte jetën e një prej të afërmve të saj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Drejt e te zonja, kryeministri kanadez “injoron” homologun e tij belg
Previous article Efektet anësore të konsumimit të hurdhës, ka pasoja për...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT