• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ADOLESHENTI VRAU PËR HAKMARRJE/ Pajtuesi: Mund të quhet çështje e mbyllur, mësimi që duhet të marrim
Home
Aktualitet
Kronikë

ADOLESHENTI VRAU PËR HAKMARRJE/ Pajtuesi: Mund të quhet çështje e mbyllur, mësimi që duhet të marrim

25 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Familja Lekgjinaj në Lezhë ka hapur sot dyert e mortit pasi një adoleshent mori hak për vrasjen e të atit në vitin 2009. Ngjarja tronditëse ndodhi ditën e djeshme kur Florian Pervathi me një pistoletë me mulli, iku pranë banesës së Lek Lekgjinajt dhe e qëlloi atë për vdekje me disa plumba.

Kanë kaluar shekuj, por Kanuni i Lek Dukagjinit vijon të gjejë hapësira.

Liljana Luani, mësuese e fëmijëve të ngujuar dhe Pjetër Gjoka, pajtues gjaqesh në Lezhë bien në një mendje që duhet bërë shumë punë jo vetëm me familjet e ngujuara por edhe me familjet e dëmtuara.

Mësuesja Luani u shpreh se pushka që ra dje në Lezhë duhet të shërbejë që të çohemi të gjithë dhe t’i japim fund situatës. Ajo thotë se mungesa e drejtësisë dhe dënimi minimal i personave që bëjnë vrasje, i shtyn familjet që të bëjnë vetëgjyqësi.

“Të pastrohet sistemi i drejtësisë nga gjykatës e prokurorë të korruptuar, kjo situatë mund të zgjidhet me politika të mira…I kishin vra babën dhe ishte rritur me mendimin që duhej të merrej hak. Duhet punuar fort me të dyja palët. Diskutimet që dëgjojnë në familje, diskutohen në sy të djemve që pasi kalojnë adoleshencën quhen burra.”

Rëndësi të madhe, siç u shpreh dhe mësuesja e fëmijëve të ngujuar ka edhe integrimi i nënave të familjeve të prekura. Kjo pasi ato janë në një farë mënyre mësueset e para që i edukojnë fëmijët me frymën e tolerancës ose me të kundërtën.

“Duhet punuar fort me nënat e këtyre familjeve. Janë mësueset e para, ose i edukojnë me tolerancë ose i nxisin të marrin hak. Duhen integruar, duhen punësuar.”

Kurse, Pjetër Gjoka u shpreh se ajo që ndodhi dje në Lezhë është një mësim i madh edhe për misionarët e pajtimeve. Ai shpjegoi se autori i vrasjes në vitin 2009 ka disa vëllezër, por ishte Lek Lekgjinaj ai që mori plumbin pasi jetonte pranë familjes së viktimës.

“Janë disa vëllezër, por ky e ka pasur shtëpinë afër. Baba i Lekës ka qenë misionar i pajtimit të gjaqeve, një burrë me za, një burrë që na ka ndihmuar në misionin tonë të pajtimit. Po ja që edhe atij i ndodhi.”

Por çfarë do të ndodhë tani, a quhet gjaku i larë dhe kjo histori mund të konsiderohet e mbyllur?

Pjetër Gjoka shpreson se kjo histori mund të mbyllet këtu. Kemi të bëjmë me gjakmarrje, dhe në një farë mënyrë “gjak për gjak” kjo çështje mund të quhet e mbyllur.

“Shpresojmë të mos kemi më pasoja. Gjak për gjak, quhet e mbyllur. Nuk ka pse vazhdohet më tej. Do të bëjmë ç’është e mundur që të sigurohemi që s’do të ketë probleme në të ardhmen. Në Lezhë kemi 33 familje të ngujuara, por fëmijë të ngujuar nuk kemi.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE/ I vdekuri "rikthehet në jetë", ngrihet në këmbë brenda morgut (VIDEO)
Previous article "ISHTE ARTIST..."/ Flet i afërmi i 17-vjeçarit që vrau për hakmarrje në Lezhë: Babain ia vranë për një dhi...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT