• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ADOLESHENTI HUMB JETËN NË TIMON/ Djali i kreut të njësisë drejtonte pa patentë makinën e aksidentuar në Sukth
Home
Aktualitet
Kronikë

ADOLESHENTI HUMB JETËN NË TIMON/ Djali i kreut të njësisë drejtonte pa patentë makinën e aksidentuar në Sukth

1 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një 16 vjeçar nga Sukthi, Flavio Osmani, ndërroi jetë këtë të dielë në spitalin e Durrësit, pasi u përfshi në një aksident mbrëmjen e një ditë më parë.

Ai ishte duke udhëtuar me një automjet tip Renault, teksa u përplas me një automjet tjetër tip Benz. Por makina e tij del nga rruga dhe përplaset me këtë shtyllë.

Të plagosur mbetën edhe tre shokë të tij të cilët ishin me të në makinë. Ata u transportuan në spitalin e Durrësit, por Flavio Osmani, nuk mundi të mbijetojë dot për shkak të plagëve të marra.

Viktima është djali i kreut të njësisë administrative të Sukthit, Rrapo Osmanit. Bazuar në moshën e tij, rezulton se ka qenë duke e drejtuar makinën pa patentë. Ditën e aksidentit, Flavio ka festuar ditëlindjen e babait të tij, e më pas ka dalë me tre shokë të tjerë, por në kthim gjithçka do të ishte fatale për të.

Sipas të dhënave të Top Channel, njëri prej shokëve të viktimës, Bjordi Manuka, 16 vjeç, pasagjer në makinë, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kome.

I afërmi i njërit prej të plagosurve, tregon për Top Channel, se shkak i aksidentit ka qenë infrastruktura e dobët e rrugës, por edhe shpejtësia me të cilin të rinjtë po ecnin.

Ndërkaq, banorët e zonës, ankohen për kushtet e keqe të rrugës, çka për pasojë ka prodhuar disa aksidente.

Policia, vuri në pranga, drejtuesin e automjetit tip benz, Gj. Brahja, 55 vjeç, i cili është marrë në pyetje për shkaqet e aksidentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BSHKËSHORTI NDËRROI JETË PAK DITË MË PARË/ Humb betejën me COVID-19 dhe bashkëshortja e neuropsikiatrit nga Elbasani
Previous article PROCESI I VAKSINIMIT/ Sot pritet të mbërrijnë 15 mijë vaksina të Pfizer, brenda 10 ditësh vijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZeneca

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT