• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ADOLESHENTI E KISHTE PARALAJMËRUAR…”/ Zbardhen detaje nga ngjarje e rëndë në Gjirokastër! Prokuroria: S’ka indicie për bullizëm nga shokët
Home
Breaking News

“ADOLESHENTI E KISHTE PARALAJMËRUAR…”/ Zbardhen detaje nga ngjarje e rëndë në Gjirokastër! Prokuroria: S’ka indicie për bullizëm nga shokët

21 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vehip Peçi, nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo”, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë të dielën e Pashkëve (20 Prill, ora 13:30).

Ngjarja ka tronditur banorët e Valaresë, një fshat i vogël në periferi të qytetit të Gjirokastrës. Fqinjët e përshkruajnë Vehipin si djalë të sjellshëm me rezultate të mira në mësime.

“E njihnim ishte djalë i mençur dhe i shkathët. Problemi është tek telefonat që mbajnë fëmijët në duar”.“Është shumë e trishtë, djalë i mirë dhe familje e mirë. Më ka ardhur shume keq, s’më ka zënë gjumi natën”, – thanë fqinjët e familjes Peçi.

15-vjeçari jetonte me nënën dhe dy motrat e vogla përkatësisht 10 dhe 3 vjeç në një banesë dy katëshe, në kushte të mira ekonomike. I ati punon marinar në floten tregtare të Danimarkes dhe gjendej në lundrim në brigjet e Skocisë kur mori lajmin e kobshëm. Pritet të kthehet të martën për t’i dhënë lamtumurën djalit të vetëm.

Nga burimet mësohet se 15-vjeçari po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike dhe kishte shfaqur shenja të izolimit, megjithatë nuk merrte trajtim mjekësor. Këtë akt të rëndë i riu mësohet se e kishte paralajmëruar kohë më parë duke u thënë shokëve të tij të klasës se do të shtegtonte tek Zoti, por shokët asnjëherë nuk i morën seriozisht fjalët e tij. Ndërsa në banesë janë gjetur disa shënime në anglisht, ku i kërkonte ndjesë prindërve, mësuesve dhe miqve për ikjen e tij.

Burimet thanë se hetuesit ka sekuestruar telefonin, shënimet e lëna nga i ndjeri dhe disa sende personale, ndërsa është marrë në pyetje punonjësja sociale, nëndrejtori i shkollës dhe disa shokë.

Një i afërm jashtë kameras tha se 15-vjeçari bullizohej në shkollë, por kjo nuk është një pistë e konfirmuar nga policia. Burimet thanë se po ndiqen disa pista, përfshirë edhe mundësinë e ndonjë ndikimi të jashtëm përmes rrjeteve sociale.

Shumë shqetësues për komunitetin është fakti se ngjarja vjen vetëm dy muaj pas vetëvrasjes së 17-vjeçares, Irsa Meçollari (më 10 shkurt 2025), nga e njëjta shkollë dhe në të njëjtën mënyrë “varje në litar”.  Ka dyshime se dy ngjarjet mund të kenë shkaqe të përbashkëta por nuk ka ende prova, thanë burimet.

Asokohe u tha se Irsa bullizohej në shkollë, por Prokuroria e Gjirokastrës nuk arriti të zbulojë shkakun e vetëvrasjes, ndërsa hetimet janë ende në proces.

Zyra Arsimore e Gjirokastrës e mohon fenomenin e bullizimit në gjimnazin “Siri Shapllo”, ku u vetëflijuan dy nxënës brenda dy muajsh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DINAMIKA/ Ishin autorë, por vetëm njëri qëlloi drejt Gjovalin Prendit! Zbardhet dinamika e eliminimit të babait të Roan Brahimit
Previous article LIDERËT BOTËRORE REAGOJNË PËR NDARJEN NGA JETA TË PAPA FRANCESKU/ Meloni: Na la një njeri i madh! Shtëpia e Bardhë: U prehsh në paqe

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

"15 DITË BASHKË, ZGJUAM..."/ Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh! Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët Aktualitet

"15 DITË BASHKË, ZGJUAM..."/ Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh! Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT