Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, ka pritur ne zyren e saj diten e sotme shefen e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover.
Lajmin e ben te ditur vete ministrja Spiropali, e cila thekson se e ka falenderuar Gloverin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, për të arrirë standartet më të larta te administrimit zgjedhor.
Spiropali shoqerohej nga deputeti socialist, Ervin Bushati.
Postimi i plote i ministres Spiropali:
Sot pata rastin të falenderoja shefen e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë për të arrirë standartet më të larta te administrimit zgjedhor.






