• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Administrata shtetërore mbushet me “ushtarë” partish, ankohen bizneset
Home
Sociale

Administrata shtetërore mbushet me “ushtarë” partish, ankohen bizneset

28 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Administrata publike në vend , të paktën në syrin e biznesit, vijon të emërtohet mbi baza partiake.
Ndaj në këto kushte në raportin e fundit të Këshillit të Investimeve një nga kërkesat e bëra nga biznesi në kuadër të incentivave të mundshme për formalizim është edhe ajo e ndarjes së politikës nga detyra publike.

Kjo kryesisht duket se lidhet me të rinjtë në pozicione kyçe të kontrollit tatimor që nuk lehtësojnë aspak punën e biznesit.

“Lë shumë për të dëshiruar niveli i militantizmit në administratën tatimore, të rinj e të vjetër nuk ka rëndësi, thjesht përzgjedhja është më shumë me baza lidhjesh partiake se sa me specializime profesionale. Të rinj sapo të diplomuar ose me maksimumi 1-2 vjet eksperiencë pune nuk mund të jenë kurrë pjesë e departamentit të kontrollit tatimor që shkojnë dhe kontrollojnë profesionistë që kanë vite në këtë fushë” thuhet në seksionin e komenteve të bëra nga biznesi lidhur me incentivat për formalizim.

Pavarësisht këtij perceptimi duket se ka një përmirësim të marrëdhënies që biznesi ka me administratën tatimore në përgjithësi, shkruan “Monitor”.

Pavarësisht komunikimit në përmirësim logjistika mbetet pika më e dobët e administratës.

“Në vrojtim, profesionalizmi i inspektorit tatimor është parë në disa elementë si, sjellja/etika, komunikimi, kompetencat profesionale dhe mbështetja logjistike. Nga përgjigjet, ka një vlerësim mbizotërues “profesional” në agregatin e tërë elementëve. Kriteri që është vlerësuar më pak dhe është dallues si “jo profesional” mbetet “mbështetja logjistike”. Sjellja/etika dhe komunikimi janë ndër elementët e profesionalizimit të vlerësuara më pozitivisht” thuhet në raport.

Lidhur me raportet e kontrollit tatimor edhe pse ka përmirësim një pjesë e mirë e biznesit është përgjigjur se ato mbeten disi të qartë ose të paqartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ky do të jetë transferimi i vetëm i Realit gjatë janarit
Previous article Fotografi që udhëtoi në gjithë botën për këto FOTO të kafshëve që mund të zhduken brenda dekadës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT