Administrata e Trump në një linjë me Donald Lu për LGBT, ja çfarë shkruan amabasada:
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar sot në një status në Facebook, citimin e një zëdhënëseje të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Zyrtarja e Donald Trump, Heather Nauert në citimin e saj shprehet krenare që punon në një administratë që mbron me zë të lartë komunitetin LGBTI nga dhuna e diskriminimi.
“Jam krenare që punoj për një administratë e cila e ka thënë me zë të lartë mbështetjen e saj në mbrojtje në personave LGBTI nga dhuna dhe diskriminimi. Qoftë në Muajin e Krenarisë, Ditën Shpirtërore, Ditën Kombëtare të Daljes Hapur, Ditën për Ndërgjegjësimin e Ndërgjinisë, apo Ditën Përkujtimore të Transgjinisë, ne kemi ngritur zërin në mbështetje të plotë të lirisë, dinjitetit dhe të drejtave të personave LGBTI. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.” Heather Nauert, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit,” shkruhet në status.
Dhe ky status i Ambasadës në Facebook, vjen si për t’i kthyer përgjigjë reagimeve të disa politikanëve, ku mes tyre deputetja e PD, Orjola Pampuri është shprehur se Donald Lu nuk është në të njëjtën linjë me administratën e presidentit Trump.
🇦🇱️🏳️🌈 | Jam krenare që punoj për një administratë e cila e ka thënë me zë të lartë mbështetjen e saj në mbrojtje në…
Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Samstag, 7. April 2018


