• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ADMINISTRATA BIDEN E SHPALLI “NON GRATA”/ Si e uronte Berisha kur fitoi zgjedhjet: Bisedat tona me ngrohtësi njerëzore
Home
Politikë

ADMINISTRATA BIDEN E SHPALLI “NON GRATA”/ Si e uronte Berisha kur fitoi zgjedhjet: Bisedat tona me ngrohtësi njerëzore

20 May, 2021 s.autor Politikë

Dje SHBA e cila aktualisht drejtohet nga presidenti Joe Biden e shpalli Sali Berishën së bashku me familjen e tij “Non Grata”. Por nëse rikthehemi pas, në 2 nëntor të këtij viti kur u mbajtën dhe zgjedhjet presidenciale ku Biden fitoi përballë Trump, ish-kryeministri Berisha përcolli një mesazh  urimi entuziast, duke e quajtur presidentin e SHBA një mik të madh të shqiptarëve. Ndërsa përmendi se e kishte takuar Biden 2 herë, tha se bisedat kanë qenë të shkurta por “me një ngrohtesi njerëzore te pakrahasueshme”.

Ditën e djeshme Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se ish-Presidenti dhe ish-kryeministri  Sali Berisha së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, e kanë të ndaluar të udhëtojnë në SHBA duke i futur ato në ‘listën e zezë’. Blinken shkruan se akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri.

Mesazhi
Joe Biden, President i 46 i SHBA! Miq, Joe Biden fitoi zgjedhjet. Ai eshte Presidenti i zgjedhur i SHBA.
Pas shpalljes se fitores, Presidenti i zgjedhur Biden ju drejtua vendit dhe kombit te tij me fjalet:

“Amerika, une jam i nderuar qe ju me keni zgjedhur mua te udheheq vendin tone te madh. Puna para nesh do jete e veshtire por une ju premtoj ju se: Une do te jem nje president per te gjithe amerikanet pavaresisht nese ju keni votuar per mua apo jo. Une do te ruaj besimin qe ju keni vendosur tek une”!

Miq, ju ftoj ti urojme nga zemra Presidentit te zgjedhur Joe Biden suksese ne detyren dhe misionin e tij te larte ne udheheqjen e vendit dhe kombit te tij te madh e mik.

Kombi shqiptar, Shqiperia dhe Kosova kane tek Presidenti i zgjedhur Biden nje mik te madh e te shquar.

Si kryeminister i vendit kam patur nderin ta takoj dhe te bisedoj dy here me Presidentin e zgjedhur Biden ne vitet kur ai ishte zevendespresident i SHBA. Bisedat kane qene te shkurta por me nje ngrohtesi njerezore te pakrahasueshme.

Ne keto biseda ish presidenti Joe Biden eshte shprehur per Shqiperine me fjalet me te ngrohta dhe me te veçanta qe une kam degjuar ndonjehere nga nje burre shteti per vendin tim.

Miq, gjithashtu ju ftoj te falenderojme Presidentin ne detyre Donald Trump per interesin qe tregoi dhe mbeshtetjen qe i dha Kosoves me marreveshjen e normalizimit te marredhenieve ekonomike me Serbine dhe njohjen e saj nga Izraeli

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËNIMI ME BURG PËR ADRIATIK LLALLËN/ Artan Hoxha: Berisha dhe Meta të përdorën si kamikaz për të penguar…
Previous article DËNIMI ME 2 VITE BURG/ Ja lista e pasurive që i konsfiskohen Adriatik Llallës

s.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT