• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Adem Gllavica: Mos u mbështesni më te Shqipnija, na e ktheu pushkën me u vra vllai me vëllanë
Home
Dossier

Adem Gllavica: Mos u mbështesni më te Shqipnija, na e ktheu pushkën me u vra vllai me vëllanë

29 June, 2018 g.autor Dossier

Shemsi Reçica, profesor i filozofisë, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një letër të vitit 1990, të cilën ia kishte dërguar Adem Gllavica, kryetar i Rinisë Nacionaliste Shqiptare për Mbrojtjen e Kosovës dhe njëri ndër organizatorët kryesorë të Lidhjes së Dytë të Prizrenit,

Në letër, Gllavica i këshillonte kosovarët që të mos llogarisnin më mbështetjen e Shqipërisë. Ai e akuzonte regjimin e Enver Hoxhës për tradhti kombëtare dhe tregonte përvojën e tij të vitit 1943 me përfaqësues të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të cilët ishin rreshtuar në krah të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe kundër forcave nacionaliste që luftonin për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tregonte se në takimin e mbajtur në fshatin Cërnillë, përfaqësuesit e Partisë Komuniste të Shqipërisë u kishin kërkuar forcave nacionaliste shqiptare në Kosovë që të hiqnin dorë nga lufta për bashkimin e trohejeve shqiptare dhe të dorëzoheshin, duke theksuar se, siç i citonte ai, “Tirana ësht Belgrad, e Belgradi ësht Tiranë“.

“Ne, n’at koh kemi luftue per bashkimin me Shqipni, por fatkeqsisht Shqipnija le që sna perkrahi, por na e këtheu pushken e u detyrumë me u vra vlla me vlla. E vazhdumë luften me shpresë se qeverija e Shqipnisë do ta shef gabimin e tradhtinë që po i ben Kombit Shqiptar, por ajo ne nji takim qi patem me perfaqësuesit e Shqypnise në katundin Crnillë, na tha kjartas ‘Tirana ësht Belgrad, e Belgradi ësht Tiranë’ e ju dorzonu se keni ku me shkue”, shkruante Adem Gllavica.

Letra e plotë autentike e Adem Gllavicës:

I dashuni Shemsi, Letren tënde (3/3) e morra. Per Ty kam ndigjue se ke vujt shum neper burgje. Nuk i dij mendimet politike tuat, e dij vetëm se janë shum rryma politike në mess Kosovarve, sa me Jugosllavi, sa me Stalinin, sa me Enverin, e sa i mëshojnë thumit e sa potkonit.

Unë e dij vetem nji gja: Ne, n’at koh kemi luftue per bashkimin me Shqipni, por fatkeqsisht Shqipnija le që sna perkrahi, por na e këtheu pushken e u detyrumë me u vra vlla me vlla. E vazhdumë luften me shpresë se qeverija e Shqipnisë do ta shef gabimin e tradhtinë që po i ben Kombit Shqiptar, por ajo ne nji takim qi patem me perfaqësuesit e Shqypnise në katundin Crnillë, na tha kjartas “Tirana ësht Belgrad, e Belgradi ësht Tiranë“ e ju dorzonu se keni ku me shkue.

Ahere, ne vendosum me dalë në Greqi e kështu e ndalem luften. Deri sa dij unë, Shqipnia hala se ka pohue gabimin e tradhtinë që bëni, prandaj Juve Kosovaret duhet të shkoni me hapa të mbatun; mos u bazoni në Shqipni, por bazoni vetëm në forcat e juja, me nji fjal “U se i u svoje kluse“.

Si që po e shef unë po të shkruj nga Perth-i 4000 Km. nga Tatura vendi ku banoj. Këtu jam qe 6 javë dhe do t’qindroj edhe nja 6-7 jave e masandej fluturoj për në Evropë – Munchen. Adresa e ime në Munchen: A. Selimi, Tannenstrasse 31, 8014 Neubiberg Ëest Germany.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Lulzim Basha po sillet si njeri në hall!
Previous article ERMAL DERMISHI/ Tirana nuk është skenë Teatri…

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për anijet e huaja që “zbarkonin” brigjeve shqiptare: Më 7.6.1986, në det u diktuan dy anije amerikane, që lëviznin në drejtim të lumit Shkumbin... Dossier

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për anijet e huaja që “zbarkonin” brigjeve shqiptare: Më 7.6.1986, në det u diktuan dy anije amerikane, që lëviznin në drejtim të lumit Shkumbin...

DOSSIER/  Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë: Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la... Dossier

DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë: Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la...

DOSSIER/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar: Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar: Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT