Spartak Ngjela, avokati i njohur ka komentuar me shume dhimbjje ndarjen nga jeta te Adem Demaçit, duke thene se heroikja po largohet.
Por ai thote se pavaresisht se kane mbetur pak nga keta heronj, jane te mjafte per te garantuar jeten kombetare.
“Sot u nda nga jeta dhe një hero, Adem Demaçi. Sa pak kemi mbetur! Po mendoj se jemi ende të mjaftë për të garantuar jetën tonë Kombëtare.
Heroika nuk është poetikë, por është edhe poetikë, se më parë ajo është jetë e cilësisë së lartë.
Gjithsesi heroi Demaçi e pa të realizuar ëndërrën, vullnetin dhe motivin e tij: lirinë e atdheut të vet. Ai ishte dhe do të jetë një çlirimtar dhe libertar i popullit të vet, i të gjithë shqiptarëve.
Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij kosovarë që e mbajtën si simbolikë të heroikës kombëtare për dekada të tëra Adem Demaçin, i cili tani është, pa dyshim, një vlerë e madhe gjithëkombëtare”, shkruan Ngjela.


