Adelina Ismaili ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re për publikun shqiptar. Ajo po shijon jetën e së qeni bashkëshorte dhe një nënë përkushtuar e djalit, Uliks.
Herë pas here këngëtarja publikon imazhe dhe video nga jeta private, ku duket se po shijon çdo minutë. Një të tillë e ka sjell në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në makinë me Vali Krasniqin.
“Arratisja e ëmbël me dashurinë time”, ka shkruar ajo duke mos treguar destinacionin e radhës. Adelina javë më parë ka qenë në Kosovë duke perfomuar në qytetin e Gjilanit. Ndryshe, këngëtarja ka kohë që është martuar dhe jeton në Zvicër me bashkëshortin Valin./ balkan