Revista Who vjen me një botim të veçantë dhe të trishtë këtë rradhë. Në kujtim të gazetares dhe ish-banores së Big Brother, Adela Xhamani që u nda nga jeta pak kohë më parë, vjen dhe një kopertinë kushtuar saj. Në këtë revistë Adela ka punuar vitet e fundit si kryeredaktore.
Në kopertinën e Revistës Who, Adela shfaqet e veshur me të bardha si një ëngjëll dhe pas saj ka një sfond të zi që nënkupton ndarjen e saj nga jeta.
“Adelës”,-shkruhet në kopertinë, ndërkohë që krahas fotos bashkëpunëtorët e saj kanë shkruar: “Adelës sonë… Kopertinën që s’patëm fat ta bënim bashkë.” /AlpeNews.al/



