• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ABUZUAN ME REZARVAT SHTETËRORE/ Arrestohen dy zyrtarë në Kosovë
Home
Rajon

ABUZUAN ME REZARVAT SHTETËRORE/ Arrestohen dy zyrtarë në Kosovë

18 August, 2023 s.autor Rajon

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha sot se janë arrestuar tre persona nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Prokuroria i ka identifikuar personat, por nuk ka dhënë hollësi për shkeljet që kanë kryer.

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrjes tha se dy nga të arrestuarit janë Hafiz Gara, drejtor për Rezervat Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Irfan Lipovica, drejtor në Departamentin për Integrim Evropian, i cili më parë ishte sekretar në këtë ministri. I arrestuari i tretë sipas medias lokale është afaristi Ridvan Muharremi.

Operacioni i sotëm pasoi publikimin e disa audio-regjistrimeve nga portali “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, të cilët gjatë një bisede pretendojnë se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, nuk mbërriti kurrë. Sipas regjistrimeve e njëjta gjë ka ndodhur edhe me rezervat e grurit

Ministria e Industrisë, dhe Tregtisë tha përmes një komunikate se mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore edhe pse shprehet “e bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, planin dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to”.

 

Sipas ministrisë, për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku. “Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe koordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”, thuhet në reagim. Ministria tha se “pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Kosovës, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”.

Arrestimet e sotme, nxitën reagimin e opozitës e cila kërkon përgjegjësi nga zyrtarët e lartë qeveritarë.

Partia Demokratike e Kosovës tha sot se përgjegjësia politike, publike dhe penale bie mbi ministren e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari. Betim Gjoshi nga ky subjekt kërkoi shkarkimin nga detyra e ministres Hajdari, për t’i hapur siç tha rrugë një hetimi të lirë, të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

“Prandaj, shkarkim dhe hetim për ministren Hajdari, nën udhëheqjen e së cilës po vërtetohet, ashtu siç kemi denoncuar disa here ne si parti, se ka ndodhur një prej skandaleve më të mëdha në vend”, tha ai.

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se dorëheqja e ministres Rozeta Hajdari nuk mjafton por duhet të jap përgjegjësi para organeve të rendit.

“Gjitha faktet e publikuara deri tani na bëjnë të besojmë që në aferën e rezervave shtetërore kemi përfshirje të niveleve më të larta të kësaj qeverie, po flas për nivelin më të lartë politik. Prandaj edhe hetimi duhet të mos ndalet tek zyrtarët dhe sekseri Ridvani por duhet të përfshijë të gjitha nivelet e qeverisjes. Dorëheqja e ministres nuk mjafton, e njëjta duhet të largohet nga ai vend dhe të jap përgjegjësi para organeve të rendit”, tha zoti Rukiqi.

Mielli, ilaçet, vaji, sheqeri, prodhimet higjienike, nafta etj. janë pjesë e rezervave shtetërore që mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e fatkeqësive natyrore, luftërave apo dhe në rast kizash kur këtë artikuj mungojnë në treg./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONCESIONI I STERILIZIMIT/ Oficerët e policisë gjyqësore s’gjetën kontratën origjinale në Ministrinë e Shëndetësisë, sekuestruan kopjen e saj
Previous article VODHËN MAKINËN/ Policia e Vlorës aksion si në filma: Ja si ndjek e arreston dy adoleshentët që po iknin me automjetin e grabitur

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT