Një hajdut, i cili hyri në një sallë funeralesh dhe hapi të gjithë kapakët e arkivoleve për të kryer marrëdhënie seksuale me një kufomë, është burgosur për 6 vite.
Kasim Shazada Khurum, 23 vjeç, hyri në sallën e funeraleve më 11 nëntor të vitit të shkuar, përpara se të gjente një trup të vdekur rreth orës 1:40 minuta.
Në Gjykatë u tha se ai hoqi kapakun e disa arkivoleve brenda ndërtesës së funeralit në Walsall Road, në Birmingham, përpara se të përzgjidhte viktimën e tij.
Një tjetër trup u gjet me fytyrë poshtë ndërsa shtatë arkivole të tjera, përfshirë atë të një fëmije, u lëvizën gjithashtu.
Policia erdhi menjëherë në vendngjarje nga alarmi i sallës duke zbuluar perversin e neveritshëm, i cili ishte ende aty.
Khurumi, i cili kishte pirë vodka dhe kanabis, u tha oficerëve: ‘Vë bast që ju mendoni se unë kam qenë duke i bërë ato?’
Khurum u deklarua fajtor për akuza për depërtimin e një kufome dhe vjedhje.
Sot u tha se shkeljet e tij ‘ofenduan të gjithë ndjeshmërinë njerëzore’ pasi ai u dënua me gjashtë vjet burg në Birmingham Crown Court.
Khurum, i veshur me një këmishë të zezë me mëngë të gjata dhe pantallona, qau në bankën e të akuzuarve, pasi u dha vendimi.
Familjet e viktimave gjithashtu qanë duke dëgjuar detajet e asaj që bëri Khurumi tek trupat e të dashurve të tyre.