• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZOI SEKSUALISHT ME FEMIJE 6 VJEÇ/ Ja kush është DASHAMIR TOÇI i njohur si monstra e Thumanës, një vit më parë… (FOTO)
Home
Breaking News

ABUZOI SEKSUALISHT ME FEMIJE 6 VJEÇ/ Ja kush është DASHAMIR TOÇI i njohur si monstra e Thumanës, një vit më parë… (FOTO)

1 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ky që shihni në foto quhet Dashamir Toçi, njeriu që abuzoi seksualisht me një fëmijë 6 vjeçar në zonën e Thumanës, i cili vuan nga sëmundja e rëndë. Toçi një i dënuar me 1 vit burg për kanosje e armëmbajtje pa lejë, rezulton të jetë në hasmëri me familjen e fëmijës që abuzoi, kjo pasi pak vite më parë ai ka plagosur me armë një burrë nga kjo familje. Toçi ka dalë përpara togave të zeza të gjykatës së Krujës, ku është njohur me masën e sigurisë të arrestit në burg për akuzën e “Kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”.

I arrestuari Toçi është person me probleme mendore, ku pas arrestimit në polici ka deklaruar se nuk do e bëjë më një veprim të tillë. Ai është mbrojtur duke thënë se marrëdhënia ishte me konsensus, por një version i dhënë nga ai, nuk është besuar nga prokurorja Mirela Kostaqi, e cila ka administruar hetimin e kësaj ngjarje, që tronditi jo vetëm banorët e zonës së Thumanës.

Ngjarja e përdhunimit të fëmijës 6 vjeç nga Edmond Toçi, ka ndodhur në 28 prill 2018, por kallëzimi rreth asaj që kishte ndodhur është bërë në polici, në datën 29 prill. Ka qënë nëna e fëmijës 6 vjeçar,e cila i është drejtuar policisë së Krujës, duke treguar gjithçka mbi gjëmën që i kishte ndodhur. Nëna ka thënë në kallëzimin e saj se rreth orës 13:00 është ndodhur në banesë së bashku me fëmijët e saj dhe meqënëse fëmija i pare (djali i dhunuar), vuan nga një sëmundje është bërë pak nevrik edhe për tu qetësuar ka kërkuar të dali nga shtëpia për të lozur me djalin e xhaxhait, për të shkuar tek banesa e tij që ndodhet 100 metra larg. Ndërsa ajo ndodhej në shtëpi pas 15 minutash djalin ia ka sjellë tek shtepia, të cilin po e mbante përpara duarsh komshija.

Ka konstatuar që djali, ishte i bajatur dhe komshija i ka thënë që ta dërgonte në urgjencë, në spital. Në atë moment ajo është tronditur dhe e ka pyetur por ai për momentin nuk i ka treguar. E ka marrë fëmijën në duar pasi kishte këputje trupi, ka ndalur një makinë të rastit dhe e ka dërguar në spitalin e Mamurrasit të cilët e kanë dërguar në spitalin Lezhës dhe më pas në spitalin psikiatrik Tiranë pasi fëmija ishte rënduar psiqikisht, ku këto të fundit e kanë dërguar në spitalin Pediatrik “Nënë Tereza” Tirane.

Nëna i ka thënë policisë se djali i ka treguar emrin “Dashi”, dhe ajo ka kuptuar se po përmendte shtetasin Dashamir Toçi, (per arsye se ketij personi i friksohej sepse para një jave ky i cili njihet me të meta mendore, rreth orës 13:00 e ka parë të marrë përdore femijën e saj të dyte., dy vjeç e gjysëm dhe po largohej nga qëndra Thumanë drejtim xhamisë në distancë 50 metra nga banesa e saj. Në këtë moment ajo i ka marrë fëmijën nga duart dhe vëllaj tij G, që ndodhej në dritaren e lokalit i ka thënë se ku po e dërgon djalin e huaj, lëshoje të shkoj në shtëpi.

Nëna ka treguar në polici se para një viti djali i saj A, i ka treguar se shtetasi Dashamir Toçi e kishte marrë dhe dërguar tek varrezat e fshatit Thumanë dhe i kishte dhënë karamele. Ky person e ka marrë përdore kur A, lozte me fëmijët e tjerë.

Pas marrjes së denoncimit nga ana e policisë së Krujës është pyetur në prani të psigologes, punonjësit social dhe nënës, por fëmija nuk ishte në gjëndje që të intervistohej nga psikologia. Më tej është proceduar me pyetjen e të arrestuarit Dashamir Toçi,ku pyetjes nëse ka kryer mardhënie me fëmijën thote se nuk bën be në lidhje me çfarë ka ndodhur por sqaron se nuk do të kryej asnjëherë tjetër veprime të tilla.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Unazë diamantesh në gishtin e fejesës? Po tani çfarë po ndodh me Kylie Jenner? Zbulojeni (FOTO)
Previous article MOS E HUMBISNI/ Këngëtarja Anjeza Branka "I NXIN JETËN", vishet si një fantazëm dhe ...(VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë Aktualitet

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT