Një pedofil dhe vrasës i tetë fëmijëve është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Pakistan, pasi apelet e tij janë kundërshtuar nga gjykatat.
Mohammad Imran është varur në burg në prezencë të Amin Ansarit, babait të njërës prej viktimave, dhe trupi i tij i është dërguar familjes .
Babai i Zainab, të cilit gjykata i ka dhënë leje për të qenë pjesë e ekzekutimit, theksoi se drejtësia u vu në vend.
Në muajin janar, dhunimi dhe vrasja e 7-vjeçares Zainad Ansari shkaktoi zemërim global.
Imran është arrestuar dy javë pasi trupi i vogëlushes Zainad është gjetur në mbeturina, në qytetin Kasur afër Lahores.
Policia ka thënë se vajza është dhunuar dhe më pas është vrarë.
Imran ka dëshmuar se ka sulmuar seksualisht dhe ka vrarë edhe shtatë fëmijë të tjerë gjatë marrjes në pyetje.


