• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZOI SEKSUALISH ME TË MITURËN/ Fqinjët e 65-vjeçarit nga Tirana: Monstër, atë punë ka bërë gjithë jetën (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

ABUZOI SEKSUALISH ME TË MITURËN/ Fqinjët e 65-vjeçarit nga Tirana: Monstër, atë punë ka bërë gjithë jetën (VIDEO)

31 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të shtunën Policia e Tiranës arrestoi 65-vjeçarin Abaz Doku, ai akuzohej për “Abuzim seksual me të mitur.”

Ndërkohë, familja e vajzës së abuzuar me familjen ku ka ndodhur abuzimi seksuale, në banesën e vëllait të 65-vjeçarit Doku, ndodhet jo më shumë se 100 metër largësi.

Prej gati dy vitesh, blutë e Tiranës kishin marrë informacione se 65-vjeçari Abaz Doku, ngacmonte seksualisht fëmijë të mitur. Edhe pse ai është shoqëruar disa herë në komisariat, zyrtarisht ndaj tij nuk ka pasur denoncime për ngacmim apo abuzim seksual.

Burime zyrtare pranë policisë së kryeqytetit bëjnë me dije për ABC News se abuzimi seksual me vajzën 15 vjeçare nuk është rasti i vetëm që po hetohet. Vitet fundit, 65-vjeçari ka punuar si roje shkolle, në tre godina të ndryshme, në Babrru e në Paskuqan. Por, pas shqetësimeve të ngritura nga prindërit e nxënësve, masa e vetme ndaj tij ka qenë vetëm shkarkimi.

Një vit më parë, ai ishte i punësuar si roje nate bashkë me të birin në një nga shkollat në zonën e Babrrusë. Mësohet se për ta shkarkuar këtë herë nga puna, kërkesa ishte bërë nga vetë i biri i 65-vjeçarit.

ABC Neës ishte në zonën e Babrrusë ku jeton Abaz Doku. Duke e cilësuar si një veprim të turpshëm, disa banorë të zonës shprehen se kanë dëgjuar edhe më herët për të histori të tilla abuzimi nga ana e tij.

Një prej tyre shprehet: “A është burrë i mirë fort, një monstër. Ngjarje më e shëmtut s’ka mo. 65-vjeç. Jo ka pat marrëdhënie, po atë punë ka bërë gjithë jetën.”

Një tjetër shprehet se bëhet fjalë për një ngjarje shumë të ulët, negative.

Por, nga ana tjetër, një banor shprehet se bëhet fjalë për një ngjarje të shëmtuar, por shton se e ka njohur si banor të mirë.

Ai thotë për mikrofonin e Abc News: “Një ngjarje e shëmtuar. Por, unë për vete, deri më sot, nuk i kam dit ndonjë gjë të keqe. Ne kemi e njof si banor të mirë. Unë për vete si ngjarje e dënoj, nëse do të dalë e vërteta. “

Sipas policisë, 65-vjeçari Doku, videon e abuzimit seksual me të miturës ia kishte dërguar 3 djemve që jetonin po në të njëjtën lagje.

Edhe ata u prangosën nga policia, pasi nëpërmjet zhantazhit kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën. Por duke mos u mjaftuar shpërndarja e kësaj videoje në rrjetet sociale, në muret e pallatit e të lagjes ku banonte e mitura, ishte shkruar emri i saj me fjalë banale. Edhe pse 65-vjeçari Doku ka mohuar të ketë abuzuar me të miturën, kjo e fundit në praninë e psikologut ka deklaruar se i moshuari ngacmonte edhe vajza të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËN LLOGARITË/ Flamur Noka: Policia e Shtetit e ka të përcaktuar sa vrasje raporton në vit, jo më shumë se 55
Previous article JONIDA VOKSHI RRËFEN SHTATZËNINË.../ Si ia dha lajmin Besnikut dhe nga e zgjodhën emrin (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët Aktualitet

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT