• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZOI ME TË MITURËN/ Zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit në Vlorë: Erdhi vetë me shoqet, kreu marrëdhënie me dëshirë
Home
Aktualitet
Kronikë

ABUZOI ME TË MITURËN/ Zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit në Vlorë: Erdhi vetë me shoqet, kreu marrëdhënie me dëshirë

25 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 40-vjeçar ra në prangat e bluve të Vlorës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Madje, ashtu sikurse raportuam dhe më herët ky shtetas dyshohet se bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Lidhur me këtë ngjarje të tjera detaje kanë dalë së fundmi. Ka qenë nëna e 15-vjeçares e cila u abuzua seksualisht nga 40-vjeçari Rinald Rakipaj ajo e cila ngriti alarmin në polici.

Fillimisht ishte vetë e mitura ajo e cila i tregoi të ëmës gabimin që kishte bërë, personat që ishin të përfshirë në këtë ngjarje dhe të gjithë skenën. Më pas e ëma së bashku të bijën shkuan në Komisariatin e Vlorës ku dhe denoncuan 40-vjeçarin.

Menjëherë policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e këtij shtetasi. Ndërsa, sa i përket mënyrës si rrodhi ngjarja mësohet se 15-vjeçarja së bashku me dy shoqet e saj kishin shkuar me dëshirën e tyre në një hotel në Vlorë.

Një prej tyre dyshohet se prej kohësh ka pasur komunikim me Rinald Rakipaj. Më pas ky i fundit ka bindur të miturën që të marrë me vete në hotel edhe dy shoqet e saj.

Të shtyra nga kureshtja, vajzat e mitura, kanë konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Më pas Rakipaj së bashku me 15-vjeçaren, janë ndarë nga grupi dhe kanë shkuar në një tjetër dhomë ku dhe dyshohet se 40-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur.

Ndërkohë, vlen të theksohet se shoku i Rakipajt, 33-vjeçari me ininciale F.Q, qëndroi në dhomë me dy vajzat e tjera duke vijuar të konsumonin lëndë narkotike.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin, ndërkohë që ka proceduar penalisht shokun e tij. Para grupit hetimor Rakipaj fillimisht nuk ka pranuar fajin, por gjatë marrjes në pyetje “u dorëzua” para efektivëve dhe tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ai pranoi se me një prej vajzave kishte komunikim prej kohësh dhe se të mitura kishin shkuar në hotel me dëshirën e tyre. Madje, sipas dëshmisë së 40-vjeçarit, 15-vjeçarja kishte pranuar të kryente marrëdhënie seksuale me dëshirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNA E TIJ U VRA NGA PRONARI I FURRËS/ Djali i viktimës prek me postimin! Ja shkaku i dyshuar
Previous article KALLZIMI I DYTË PËR BERISHËN/ Familja Haklaj: Pse drejtësia nuk po lëviz?

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT