• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ABUZOI ME TË MITURA DHE I PËRDORI SI “skllave seksi”/ Shpërthen vajza e reperit të njohur: Babai im është përbindësh
Home
Jetë

ABUZOI ME TË MITURA DHE I PËRDORI SI “skllave seksi”/ Shpërthen vajza e reperit të njohur: Babai im është përbindësh

11 January, 2019 F.autor Jetë

Prej një muaji rrjeti ‘zien’ pas publikimit të dokumentarit “Surviving R Kelly”, i nxorri në pah me prova abuzimet që kishte kryer ndër vite reperi i njohur Robert Sylvester Kelly ndaj shumë femrave. Reperi 52-vjeçar i ka dëtyruar femrat, mes tyre edhe të mitura që të kryejnë veprime nga më të ndryshmet duke i trajtuar ato si ‘skllave seksi’.

Për shkak të këtyre ngjarjeve, në rrjetet sociale personat që janë ofenduar dhe ‘sulmuar’ janë edhe familja e Robert Sylvester Kelly, ndër to vajza e tij 20-vjeçare Joann Kelly. “Daily mail” shkruan se Joann ka bërë një status në rrjetet sociale ku u ka ofruar mbështetjen e saj për të gjitha ‘viktimat’ e babait të saj dhe ka shpjeguar edhe arsyen se përse nuk ka folur prej kohësh për këtë çështje.

“Thjesht dua të them disa gjëra. Para se të filloj dua që ta dini se po flas nga zemra, asgjë që them nuk është për të lënduar ose të prekur asnjë palë. Nëna ime, vëllezërit e motrat dhe unë, kurrë nuk do të pranojmë, mbështesim ose të bëhemi pjesë e çdo gjëje negative që ai ka bërë ose vazhdon të bëjë në jetën e tij.

Për njerëzit që mendojnë se duhet të flas / kundër gjithçkaje që po ndodh tani. Unë vetëm dua që ju të gjithë ta kuptoni se fjala e shkatërruar është më e pakta që ndihem aktualisht. Kërkoj falje nëse heshtja ime ndaj gjithçkaje është dukur si pakujdesi. Nuk është aspak qëllimi im. Lutem për të gjitha familjet dhe gratë që janë prekur nga veprimet e babait tim.

Më besoni, kam qenë thellësisht e prekur nga e gjithë kjo. I njëjti përbindësh për të cilin të gjithë ju po përballeni është babai im. E di mirë se kush dhe çfarë është ai. U rrita në atë shtëpi. Zgjedhja ime për të mos folur për të dhe çfarë bën ai është për paqen time mendore. Dhe për shërimin tim,”- shkruan 20-vjeçarja.

Joann është vajza e Andreas, ish-gruas së reperit e cila gjithashtu ka vuajtur dhunën dhe keqtrajtimet e vazhdueshme të R Kelly, deri në momentin që mori vendimin të ndahej nga ai. Reperi i ka mohuar gjithmonë akuzat që janë publike për abuzimet seksuale, e ndërsa avokatja e tij shprehet se Kelly është shumë i stresuar kohët e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E BUJSHME/ Guardiola: Ja çfarë do të ndodhë me Cityn në merkaton e janarit
Previous article VJEDHJA E ARMËVE NË Pashaliman/ Reagon FA: Papërgjegjshmëria qoftë dhe e efektivëve, nuk na njollosin

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT