• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZIMI ME TOKAT NË GJIRIN E LALËZT/ Dërgohen për gjykim 8 persona (EMRAT)
Home
Sociale

ABUZIMI ME TOKAT NË GJIRIN E LALËZT/ Dërgohen për gjykim 8 persona (EMRAT)

30 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Prokuroria e Durrësit  mbyll hetimet për abuzimin me pronat në Ishëm dhe Gjirin e Lalëzit dhe dërgon për gjykim 8 persona, 7 prej të cilëve akuzohen për falsifikim të dokumentave.

Katër nga të pandehurit janë Sulejman Ibrahimi, ish- Kryetar i Komunës Ishëm, Ornela Shëmlikaj me detyrë sekretare arshive, Enver Shima, me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë dhe Shpresa Merdita, me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës Ishëm.

Hetimi i kryer nga institucionet ligjzbatuese në Durrës ka nisur për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike të plazheve Ishëm dhe Gjiri i Lalëzit.

Nga auditi i kryer është konstatuar që në ish-komunën Ishëm funksionarët kanë lidhur 10 kontrata për dhënie me qera të hapësirës publike për plazh me rërë me kohëzgjatje 10 vjet.

Bëhet fjalë për një njësi përfaqe 81086 m2 e dhënë gjatë viteve 2013-2015.

Sipas ligjit, parcelat duhet të jepeshin me një kontratë 3 vjecare, por ish-zyrtarët kanë abuzuar duke e dhënë për një periudhë 10-vjeçare.

Ndërkaq po nga kjo komunë janë lidhur 86 kontrata qiraje me të tretë për dhënien me qira të hapësirës publike plaz

Rastet e abuzimit për të cilat akuzohen të pandehurit

Faktet për të cilën janë akuzuar të pandehurit, kanë të bëjnë me katër raste për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 3 – 25 të Kodit Penal.

-shtetasi Bujar Barushi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e ndodhur në fshatin Gjuriçaj.

-shtetasi Fadil Hoxha ka përfituar një sipërfaqe toke prej 5200 m2.

-shtetasi Gjergj Çerri, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 2000 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.

-shtetasi Rruzhdi Alla, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 5800 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.

Personat për gjykim dher akuzat

1. Sulejman Ibrahimi, datëlindja 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 43, datë 08.02.2018.

Akuzuar:  Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (rastet I.a,b,c,d), “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) (rastet II.a,b,c) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4, 248 x 3 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.

2.   Shpresa Merdita, datëlindja 20.04.1970, lindur dhe banues Durrës, e hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” (vendimi nr. 44, datë 08.02.2018, zëvendësuar me vendimin nr. 44/2, datë 03.04.2018 lënë në fuqi me vendimin nr. 104/10-2018-1110, datë 31.05.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Akuzuar:  Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (Rruzhdi Alla) “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 186 pgr. 3 – 25, 186 pgr. 2 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.

3.   Ornela Shëmlikaj, datëlindja 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e hetuar me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” (vendimi nr. 44/1, datë 10.02.2018).

Akuzuar:  Se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007)  parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

4.   Enver Shima, datëlindja 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 45, datë 08.02.2018 zëvendësuar me masën “Arrest në shtëpi” vendimi nr. 10-2018-408, datë 22.02.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Akuzuar:  Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4 të Kodit Penal.

5.  Fadil Hoxha, datëlindja 01.07.1968, lindur në  Ishëm, Durrës, dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar:  Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim më shumë se njëherë,  parashikuar nga neni 186 pgr.2 të Kodit Penal.

6.   Bujar Barushi, datëlindja 28.10.1961, lindur dhe banues në Ishëm, Durrës, i padënuar më parë, i hetuar në mungesë dhe pa masë sigurimi.

Akuzuar:  Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim,  parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal.

7.   Gjergji Çerri, datëlindja 10.02.1952, lindur dhe banues në Bizë, Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar:  Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim,  parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal.

8.  Rruzhdi Alla, datëlindja 10.06.1953, lindur dhe në Bizë, Ishëm dhe banuës në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar:  Se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim,  parashikuar nga neni 143 pgr. 1 dhe 186 pgr.1 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Milan bën “goditjen” e verës, pranë firmës me sulmuesin e njohur
Previous article Zbulimi i liqenit në Mars, hap i MADH për kolonizimin e planeteve...

F.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT