• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZIMI ME TENDERAT/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, prokurorët largohen nga mbledhja e Këshillit të Mandateve
Home
Breaking News

ABUZIMI ME TENDERAT/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, prokurorët largohen nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

23 February, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Këshilli i Mandateve u mblodh sot për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Pas disa orësh mbledhje, prokurorët u larguan nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për BalkanWeb se palët mbaruan me qëndrimet në Këshill, ndërsa tani po vijon diskutimi mes anëtarëve. Po ashtu raportohet se mbledhja është drejt fundit.

MBLEDHJA
Vendimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit erdhi disa ditë pas Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, qoftë ky arrest me burg, në shtëpi apo edhe kontroll banese.

Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

AKUZAT NDAJ BALLUKUT:

Numri dy i qeverisë është e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe.

SPAK njoftoi se po e heton Belinda Ballukun edhe për disa procedura të tjera, çka e rëndon ndjeshëm pozitën e saj përballë drejtësisë.

“Shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, thuhet në kërkesën e SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODINA EKONOMIKE, PIKË KARBURANTI DHE APARTAMENTE/ Prokuroria e Fierit konfiskon pasuritë e Saimir Taullaut
Previous article FOTOLAJM/ Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT