Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua për korrupsion me tenderat.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Tushe ka kërkuar lirinë, me pretendimin se vuan nga disa sëmundje, si zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe kolesteroli i lartë.
Pas një seance maratonë, të nisur prej orëve të para të mëngjesit, GJKKO ka vendosur të lërë në burg Tushen dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar të Bashkisë Lushnjë.


