Procedohen 10 zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë në tendera”
Drejtoria Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit dhe Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në funksion të procedimit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkelje e barazisë në tendera, kanë ekzekutuar 10 vendime të Gjykatës së Durrësit për zyrtarë apo ish-zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës.
Të proceduarit janë:
1. Aleksander Lipivani, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, masa e sigurimit shtrënguese e “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.




