Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë dhe është zbuluar pas një denoncimi të një qytetareje për vjedhje banese. Dy të rinj të moshës 20 dhe 21 vjeç dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçar, të cilin e ftuan në shtëpinë e tyre me pretekstin për të luajtur lojra elektronike.
Pasi i mituri ka shkuar në banesën e tyre, dy të rinjtë kanë abuzuar seksualisht me të, ku i është bashkuar edhe 45-vjeçari. Madje i kanë bërë edhe video, me të cilën e kërcënonin më pas se do ta publikonin në rrjetet sociale nëse nuk u jepte 5 mijë euro.
Për të mos i nxjerrë videon, 13-vjeçari i ka dhënë çelësin e shtëpisë së tezes së tij, ku edhe po qëndronte. Ata kanë hyrë dhe kanë vjedhur bizhuteritë.
Ky ka qënë kyçi i gjithë ngjarjes, pasi kur e zonja e shtëpisë kishte ëvnë re se gjatë grabitjes brava e derës nuk ishte prekur dhe se askush nuk kishte tjetër çelës veç nipit të saj. Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë.
Menjëherë Policia është vënë në kërkim të të dyshuarve dhe ka arrestuar: Valter Hysjen, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiun, 21 vjeç. Ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Bledar Matja, 45 vjeç.
Por kjo nuk është e vetmja ngjarje e tillë që ka ndodhur kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë u bë publik lajmi se një 7-vjeçare nga Durrësi ishte përdhunuar në një shkollë nga një 18-vjeçar dhe një i mitur.
Një 18-vjeçar me probleme të shëndetit mendor u dhunua seksualisht nga një burrë, i cili i kërkoi ta shoqëronte në shtëpi në këmbim të 2 mijë lekëve të vjetra.
Po ashtu, rasti i Kavajës, tronditi opinionin publik pasi një grup djemsh të mitur kishin përdhunuar shoqen e tyre të klasës. Pas publikimit u mësua se vajza ishte nën presionin e shantazhit të të rinjve, për një video intime të saj me një djalë me të cilin kishte lidhje dashurore.
Policia: E shantazhuan me video, vodhën dhe 5 mijë euro bizhuteri
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjajren e rëndë të ndodhur sot, ku tre perosna dy të rinj dhe një 45-vjeçar dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur. Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se këta tre persona kanë shantazhuar me një video 13-vjeçarin, duke i thënë se do bënin public pamjet intime që kishin me të.
E gijithë kjo video ishte për të vjedhur një banesë, të cilës në fund i morën 5000 euro bizhteri. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kryer vjedhjen e banesës së një shtetaseje, ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro”, shkruajnë më tej blutë e Tiranës.
NJOFTIMI I PLOTË
Zbardhet vjedhja e bizhuterive me vlerë rreth 5000 euro, në banesën e një shtetaseje. Zbardhet dhe dokumentohet mekanizmi dhe metodat e ndjekura për të kryer vjedhjen. Në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim, pasi dyshohet se kanë shantazhuar një të mitur për ta përdorur për të kryer vjedhjen.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve: V. H., 20 vjeç dhe F. H, 21 vjeç, Tiranë, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin B.M., 46 vjeç, të tre banues në Kombinat, Tiranë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kryer vjedhjen e banesës së një shtetaseje, ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro.
Gjithashtu nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se këta shtetas, po në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shantazhuar një të mitur 13 – vjeçar se do t’i publikonin një video intime që ia kishin bërë, me qëllin që ta përdorin këtë për të realizuar vjedhjen e banesës. Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.