Ditët e para pas djegies së mandateve duket se nuk po shkojnë mirë për opozitën.
Veç faktit se kanë mbetur pa rrugëdalje, po përsërisin veten ditë pas dite dhe orë pas ore. Kreu I demokratëve, Basha ka mbledhur edhe sot, kryetarët e degëve.
Pas mbledhjes ka dhënë si gjithnjë një deklaratë për gazetarët, ku fjalimi I pasdites është I pandryshueshëm, me përjashtim se sot ishte kryefjalë Dako.
Prej këtej, edhe komentet në profilin e tij nuk kanë munguar ku demokratët duken “të dorëzuar” para djegies së mandateve.
Në një prej komenteve epike shkruhet” Po humbe tek të parakohëshmet ca do thush, apo do bëjmë zgjedhje sa të fitosh ti”.
/AlpeNews.al