• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“A RIKTHEHET MË KY MAKTH”? Të shëruarit nga COVID-19 mund të jenë imunë, por zgjatja mbetet enigmë
Home
Sociale

“A RIKTHEHET MË KY MAKTH”? Të shëruarit nga COVID-19 mund të jenë imunë, por zgjatja mbetet enigmë

27 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Pandemia e krijuar nga koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, duke infektuar të paktën 500 mijë persona në botë. Por ndër to, të paktën 123 mijë janë shëruar, pa futur në llogari me mijëra asimptomatikë që mund ta kenë kaluar sëmundjen pa e ndjerë dhe pa u regjistruar kurrë si një i sëmurë nga statistikat.

Por, pasi i kanë mbijetuar COVID-19, pyetja më e rëndësishme, por edhe për gjithë opinionin publik është, “a mund të na rikthehet për herë të dytë, ky makth”?

Sipas ekspertëve të intervistuar nga New York Times, përgjigja është që koronavirusi nuk rikthehet, të paktën në një kohë të shkurtër. Sesa zgjat ky imunizim, mbetet gjithsesi për t’u parë.

Vrojtimet deri më tani kanë konfirmuar që pacientët e shëruar nuk kanë marrë një infeksion të dytë, por bëhet fjalë ende për një hark kohor tejet të shkurtër. Eskperimente mbi disa majmunë kanë treguar të njëjtën veçori, por nuk kanë përcaktuar sa ky imunizim mund të zgjasë.

Element i rëndësishëm në mbrojtjen nga viruset janë dy antikorpe, imunoglobulinat M dhe G.

Imunoglobulina M është “roja” që kontrollon që viruset mos të hynë në organizmin tonë. Në rast pushtimi nga viruset, këto antikorpe zëvendësohen nga antikorpet G, që janë “polici” që i neutralizon viruset, aty ku mundet. Procesi i shndërrimit nga M tek G zgjat rreth një javë, dhe impakti që këto të fundit kanë tek viruset mund të ndryshojë nga një person në tjetrin.

Gjithsesi, në qoftë se zyrtarizohet fakti që koronavirusi krijon imunizim tek personat e infektuar, kjo veçori mund t’i japë një armë të fortë institucioneve shëndetësore.

Për shembull, personat e shëruar mund të viheshin në vijën e parë të ndihmës ndaj personave të sëmurë. Mjekët dhe infermierët e shëruar mund të punonin qetësisht me pacientët me COVID-19 duke i dhënë frymëmarrje kolegëve të tyre.

Por jetëgjatësia e këtij imunizimi mbetet për t’u parë. Studime mbi viruse të përafërta si SARS kanë treguar se imunizimi mund të zgjasë 8-10 vjet, dhe shpresohet që “kushëriri” i afërt i tij, që jo më kot quhet zyrtarisht SARS-2, të ketë veçori të ngjashme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Këshilli Evropian vendos hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë
Previous article KORONAVIRUSI/ Eksperiment edhe jashtë SHBA me ilaçin për kurimin e Ebolës

Delo.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT