• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A PO RREZIKOJMË KTHIMIN PAS DHE NJË VALE TË DYTË? Specialistja e ISHP-së: Virusi ka gjetur terren. Pritej rritje e numrit te të infektuarve me COVID-19
Home
Breaking News

A PO RREZIKOJMË KTHIMIN PAS DHE NJË VALE TË DYTË? Specialistja e ISHP-së: Virusi ka gjetur terren. Pritej rritje e numrit te të infektuarve me COVID-19

16 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Eugena Tomini, Shefe e shërbimit në Institutin e Shëndetit Publik deklaroi se virusi COVID-19 ka gjetur terren në kohën kur nuk respektohen rregullat e distancimit social. Në një lidhje skype për ‘News24’ Tomini tha se pritet një rritje e numri të të infektuarve.

Ajo bëri të ditur mes të tjerash se në 10 ditët e fundit, mbi 60 % e rasteve të reja me COVID-19, janë me simptoma dhe kanë nevojë për hospitalizim, pasi vuajnë kryesisht nga sëmundje kronike. Po ashtu Tomini tha se virusi nuk mund të zhduket 100%.

A po rrezikojmë kthim pas??
Duket si një sjellje e virusit, pa masa të theksuara, të vrullshme. Ai po vijon. Ka gjetur terren përkundrejt mosrespektimit të rregullave dhe po vijon me trend në rritje. Me efektin e lehtësimin e masave pritshmëria ishte e tillë. Më mirë t’i kthehemi një kujtese përkundrejt faktit se çfarë efektesh kishte karantina, dhe t’i kthehemi një rutine me rregulla.

Presim një hov më të madh në shifra?
Jo më kot e përmendja se kemi një zhvillim fiziologjik të virusit. Ka gjetur terrenin e përshtatshëm. Të gjitha këto masa, janë për efekt të minimizimit. Ai rrugën normale ka për ta kryer. Por duke kryer këto masa të thjeshta, duke përjashtuar karantinë, pse jo t’i kryejmë. Ai nuk mund të frenohet 100% për të mos pasur raste pozitive me vijueshmërinë në të njëjtin trend.

Shtimi i shtrimeve është dyfishuar, madje akoma më shumë. A rrezikojmë krizë të re?
Spitali infektiv ka kapacitetet e duhura, rreth 120 shtretër, apo dhe për terapinë intensive. Në 10 ditët e fundit është parë që kemi mbi 60 përqind ta rasteve që kanë simptomatolgji, dhe sëmundje të tjerë, që kërkojnë shtrim. Ndaj dhe Infektivi ka këtë kapacitet. Duket të themi se strukturat spitalore janë në ndihmë të Infektivit sipas protokollit. Kërkohet përkujdesje individuale dhe për të afërmit.

Keni frikë se situata do dalë jashtë kontrollit me hapjen edhe të kufijve? Mund të ketë një valë të dytë në korrik dhe gusht?
Unë s’do e quaja valë të dytë, por një intensitet në rritje të rasteve me COVID-19. Parashikohet që strukturat kufitare do të ndjekin protokollet për rastet që vijnë qoftë nga vendet që kanë rrezikshmëri, por dhe vendet e tjera. Të gjitha strukturat shëndetësore janë në alert. Parashikojmë që strukturat kufitare do të jenë në angazhim të plotë.

Në rastet e personave që shtrohen në spital, a ka të njëjtin gravitet të simptomave të sëmundjes? Apo ka simptoma më të lehta?
Për t’u krahasuar në të dy periudhat duhet të themi se kemi kontakte pozitive që janë simptomatologji. Pjesa tjetër e të hospitalizuarve kanë sëmundje bashkëshoqëruese, e malinje. Personat që kanë sëmundjen kronike, pavarësisht se është vërejtur COVID edhe në grup moshë më të ulët. Themi që janë persona që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Zyrtarisht deri tani janë 37 persona që kanë humbur jetën. Ndërkohë, një tjetër person ka humbur jetën sot. Dhe në analizë doli që ishte pozitive me COVID, por u identifikua asiptomatike. A mund të quhet viktima e 38?
Për të ndarë nëse kemi mbartshmëri, për COVID, është vlerësimi klinik. Pasoja e vdekjes është pasojë e një sëmundje sekondare. Ndaj duhet të ndahet shkaku i vdekjes pavarësisht pranisë së COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Kosovë- Serbi, një dialog përtej mureve të Shtëpisë së Bardhë!
Previous article MË 22 QERSHOR "AIR ALBANIA" NIS FLUTURIMET E RREGULLTA/ Ja destinacioni i parë pas hapjes së kufijve

s.autor

Postime të ngjashme

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është Aktualitet

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është

"ME SHKU NË ZVËRNEC..."/ Zbardhen bisedat në "SkyEcc" që "dogjën" biznesmenët: Shesin mall çdo muaj... Aktualitet

"ME SHKU NË ZVËRNEC..."/ Zbardhen bisedat në "SkyEcc" që "dogjën" biznesmenët: Shesin mall çdo muaj...

"SAMITI I ARBUBËS"/ Kokaina dhe kullat: Dosja që po trondit ndërtimin dhe politikën Aktualitet

"SAMITI I ARBUBËS"/ Kokaina dhe kullat: Dosja që po trondit ndërtimin dhe politikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT