• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A mund ta kapë Berishën ligji i dekriminalizimit që flet avokat Ngjela?!
Home
Politikë

A mund ta kapë Berishën ligji i dekriminalizimit që flet avokat Ngjela?!

26 August, 2021 F.autor Politikë

Nga Ylli Pata

Avokati Spartak ngjela, më shumë se njëherë thekson se vendimi i Departamentit të Shtetit për shpalljen “Non Grata” të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha, është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, e si i tillë, ai nuk mund të jetë pjesë e Parlamntit të ri, edhe pse KQZ-ja e ka kualifikuar si deputet.

Në fakt në një logjikë të ngjashme edhe opozita, pra Partia Demokratike e ka ngritur çështjen e Tom Doshit, i cili ashtu si Berisha ka një vendim të tillë nga Departamenti i Shtetit. Siç dihet, zoti Doshi u zgjodh deputet, u kualifikua si i tillë nga KQZ, por sapo ka mbaruar procesi zgjedhor ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij.

Për të parë këtë tezë të avokat Ngjelës vëmë re se ligji i dekriminalizimit, propozuar nga PD-ja në vitin 2014 dhe e miratuar nga mazhoranca socialiste, flet për rastin e vendimeve të vendeve të tjera, por në mënyrë eksplicite nuk përmendet çështja “Non grata”, e cila është aktivizuar më vonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Vetë avokat Ngjela i revokohet nenit 2 pika 2 të këtij ligji, i cili thotë: i ndalohet posti shtetëror personave që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave:

a) që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni. Për personat që plotësojnë kushtet e këtij paragrafi, ndalimet zbatohen në përputhje me pikën 5, të nenit 10, dhe pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji;

b) që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës.”

Aktualisht, Sali Berishën nuk e prek pika a, pra që është dënuar nga një vendim gjyqësor. Pika b thotë “personat që janë dëbuar”.

Sali Berisha nuk është dëbuar, pasi nuk ka qenë në SHBA në momentin kur është dhënë vendimi për të ndaluar vizën, e më pas për ta shpallur të “padëshirueshëm” në SHBA. Po a është shpallja “I padëshërirueshëm” e njëjtë me “dëbimin”. Juridikisht janë e njëjta gjë, si dy pika uji, veçse ligji i dekriminalizimit nuk i ka përmendur, pasi Lulzim Basha, por edhe Berisha vetë, që kanë këshilluar juristët e tyre, fokusin e kanë pasur për njerëzit e mazhorancës, që janë dëbuar në Perëndim.

Por në thelb, “Non grata” dhe dëbimi, juridikisht janë e njëjta gjë.

Sipas gjasave këtu ka një shteg jo fort të ngushtë për intepretim. Që do të thotë, nëse Komisioni i Verifikimit të Mandateve të Parlamentit të ri, e cilëson vendimin e DASH për Berishën si përputhje me nenin 2, do të kërkojë një qëndrim nga qeveria e SHBA nëse vendimi mund  të quhet dëbim. Ose mund t’ja kërkojë këtë vetë KQZ-së, e cila e ka marrë një vendim për ta shpallur Sali Berishën deputet. Ose, do të duhet të jetë Gjykata Kushtetuesja ta shprehë vendimin final.

Por gjithsesi, gjithçka do të varet nga kërkesa apo formulimi që do të bëjë Komisioni i Verifikimit të Mandateve në Parlamentin e ri. Logjikisht, dëbimi me shpalljen non grata i ndaj një fill i holë, madje shumë i hollë, që mund ta intepretojë shumë mirë qeveria e SHBA, nëse Parlamenti shqiptar e kërkon….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI KAMIKAZ NË KABUL/ Biden mbledh ekipin e sigurisë, Johnson mban takim urgjent me qeverinë
Previous article EMRI SURPRIZË/ Ilda Bejleri kandidon për presidente të FSHF-së?

F.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT